E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI,Vasili: Prokuroria të hetojë për skandalin e Jalës

LSI, i ka kërkuar qeverisë të marrë masa për dëmshpërblimin e banorëve që iu prishën shtëpitë në Jalë. Sekretari i pergjithshem, Vasili është shprehur se Prokuroria e përgjithshme duhet të fillojë hetimet për këtë cështje. 

TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar që Prokuroria e përgjithshme të fillojë hetimet ndaj asaj që cilësohet skandal me projektin e Bankës Botërore në Jalë, ku janë të përfshirë familjarë dhe të afërm të kryeministrit Berisha.
LSI nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm, Petrit Vasili i ka kërkuar qeverisë të marrë masa për dëmshpërblimin e banorëve që iu prishën shtëpitë.

“Është e patolerueshme që edhe sot e kësaj dite nuk kemi asnjë veprim konkret as nga ana e qeverise dhe as nga prokuroria shqiptare për te zbardhur te vërtetën dhe përgjegjësit e saj”- ka thënë Vasili përpara gazetarëve.
Lëviza Socialiste për Integrim i ka kërkuar qeverisë marrjen e masave të menjëhershme për dëmshpërblimin e pronave të shkatërruara në Jalë.

“Kjo është me e pakta qe qeveria mund te beje sepse pasojat e traumës psikologjike qe u ka shkaktuar atyre banoreve ajo nuk do t’ju riktheje dot kurrë”-ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i LSI.
(e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›