Shkollat, pa asnjë sistem ngrohje
Nxënësit në kryeqytet zhvillojnë mësimin pa asnjë kusht ngrohës. Tashmë që temperaturat kanë rënë në zero, shumë shkolla edhe në mes të metropolit po përballen me vështirësi pasi nuk kanë ansjë burim përngrohjen e nxënësve. Kështu në Gjimnazin Eqerem Çabej, nxënësit i kalojnë orët në klasa pa ngrohje, çka u krijon vështirësi të mëdha për procesin mësimor.
Drejtori i shkollës, thotë se u bënë vite që në këtë godinë nuk është vënë dorë sa i takon ngrohjes, e përveç kësaj shumë klasa janë pa xhama. E vetmja zgjidhje që drejtoria ka dhënë për të lehtuar rrethanat mësimore në këto ditë të ftohta pa asnjë kusht ngohjeje, është shkrutimi i orëve.Një muaj më parë drejtoria e ndërmarrjes numër tre të punëtorëve, pranë BT, ka deklaruar se 50% e shkollave të kryeqytetit nuk kanë sistem ngrohës. Ato e kompensojnë nevojën e ditëve të ftohta me pajisje elektrike të cilat sigurohen në më të shumtën e rasteve, nga vetë nxënësit. I njëjti institucion ka pohuar se brenda dy vitesh i gjithë arsimi parauniversitar në Tiranë do të ketë një sistem të unifikuar ngrohjeje, atë me kaldajë.