Geret Bejl shume prane Realit te Madridit
E gjithë merkato rrotullohet rreth tyre.
Ashtu si miliona euro që pritet të shpenzohen për goditjet më të mëdha në fushatën e tranferimeve të kësaj vere.
Geret Bejl, Uejn Runi dhe Luis Suarez vazhdojnë të mbajnë drejtuar të gjithë prozhektorët.
Mbi të gjithë Bejl. Telenovela e gjatë për kalimin e tij te Reali i Madridit po shkon drejt një fundi të lumtur.
Në rrugën e mesfushorit uellsian drejt “Santiago Bernabeut” mungojnë 15 milionë euro. Në një situatë tjetër do të ishin shumë, por jo në këtë rast.
Reali i Madridit ra dakord gtë paguajë 120 milionë euro për Bejl, por duke përfituar nga situate e tensionuar mes futbollistit dhe klubit të Totenhem kërkon të ulë çmimin.
Gjithsesi, Totenhem nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe me shumë mundësi do të marrë atë që dëshiron 120 milionë euro.
Të njëjtën stradegji duket se po përdor edhe Luis Suarez.
Një nga emrat më të përfolur në merkato, uruguajani ka bërë të ditur se nuk do të luajë më me Liverpulin.
Qëndron në pritje Arsenal që ka gati 45 milionë euro për të blerë kartonin e Lusi Suarez.
Ndërkohë, vazhdon në distancë beteja mes Uejn Runit dhe Mançester Junajtid. E pamundur duket një e ardhme mes palëve, ndërsa vetë sulmuesi sheh Çelsin si destinacionin e tij të ardhshëm. Me valixhet gati, Runi pret vetëm që klubi londinez të bëjë ofertën e duhur. Deri tani 35 milionë euro nuk kanë mjaftuar. Gjithsesi, Çelsi është gati të rrisë këtë shumë për t’i plotësuar Zhoze Murinjos dëshirën më të madhe në merkato.