Reali i Madridit hakmerret me Murinjon
Një “Gines” për Realin e Madridit.
Nuk është rekord, por trofeu i truneut me të njëjtin emër.
Madrilenët mundën në finale 3-1 Çelsin e Zhoze Murinjos.
Portugezi duhet të jetë penduar për sulmet mediatike kundër ish-skuadrës dhe në veçanti Kristiano Ronaldos.
Ishte sulmuesi protagonist me dy gola personal në finalen e Floridas.
Skuadra e Karlo Ançelotit nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë.
Vetëm 14 minuta dhe Marselo shënon golin e epërsisë…
Gjithsesi, festa madrilène zgjat vetëm tre minuta, pasi Ramirez kthen sërish ekuilibrat…
Golat e shpejtë e bëjnë të luftuar sfidën, por merr më të mirën Reali i Madridit.
Kthen në avantazh spanjollët Kristiano Ronaldo.
2-1 për pjesën e parë, ndërsa me rikthimin në fushë sulmuesi portugez gjen sërish takimin me golin.
Vuloset këtu rezultati i finales me Realin fitues të “Kupës Gines”.
Përveç trofeut, edhe një revansh për madrilenët, mbi të gjithë për Kristiano Ronaldon. Ai mund të mos jetë Ronaldo braziliani, siç thotë Murinjo, por të gjithë trajnerët do të donin ta kishin në skuadër.