E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia humb nje vend ne klasifikimin e FIFA-s

Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur një vend në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s për muajin gusht.
Skuadra kuqezi renditet në vendin e 38-të, ndërsa një muaj më parë mbante vendin e 37-të, pozicion ky rekord për sa i përket renditjes së futbollit botëror.
Gjithsesi, Shqipëria mund të rikuperojë sërish në klasifikimin e FIFA-s për shtatorin, nëse arrin të fitojë miqësoren e 14 gushtit kundër Armenisë.
Ndërkohë, renditja Botërore vazhdon të kryesohet nga Spanja, e ndjekur nga Gjermania në vendin e dytë. Surprizë është ngjitja e Kolumbisë në vendin e tretë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›