Dua të largohem

Mbrojtësi i Arsenalit, Philippe Senderos, ka insistuar se dëshiron të largohet nga klubi para Kampionatit Botëror.
Reprezentuesi zviceran, i cili sezonin e kaluar, ishte i huazuar në Milan, është paraqitur në vetëm shtatë ndeshje, gjatë këtij edicioni për Topxhinjtë.
“Dua të largohem. Duhet të luaj në vazhdimësi para Kampionatit Botëror dhe nuk dua të jem pjesë e ekipit të dytë. Dua të largohem tani”, deklaroi Senderos, për tabloidin anglez The Sun.
Senderos spekulohet se kërkohet nga klubi spanjoll, Atletico Madrid.