E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baptista mbetet në Romë

Sulmuesi brazilian, Julio Baptista, ka mohuar spekulimet se synon të largohet nga Roma, gjatë afatit kalimtar të janarit.

28- vjeçari, i cili ka bërë vetëm një paraqitje si titullar, këtë sezon, thuhet se është objektiv i kampionit - Inter. Por, Baptista ka insistuar se nuk pret të largohet nga Roma, gjatë këtij muaji.

“Jam i qetë rreth të ardhmes sime. Pres të mbetem këtu”, deklaroi ai, për uebfaqen zyrtare të klubit. Baptista iu bashkua Romës nga Real Madrid, në verë 2008.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›