E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërmia vërshohet nga mijëra njerëz

Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova, kanë mësyrë parkun e Germisë në kryeqytet, për të shënuar në këtë mënyrë tashmë tradicionale Një Majin. Me lojëra të ndryshme, qoftë fizike apo edhe lojëra fati, shumë të rinj po shënojnë këtë ditë duke u argëtuar larg zhurmës së qytetit.

Megjithatë, të gjithë ata që janë duke shkuar edhe më tej, do ta kenë të vështirë, pasi që rruga nga lagjja Tasligje është e bllokuar për automjete. E zgjidhje mund të jenë autobusët, të cilët janë të papenguar për të shkuar deri tek hyrja e parkut, raporton Klan Kosova.

Për të vëzhguar nga afër ecurinë e festës, në Gërmi prezentë janë edhe policia, inspektorët komunalë dhe ndihma e shpejtë. Mirëpo, deri më tani nuk është shënuar ndonjë rast për intervenim të ndihmës ë shpejtë, përveç se policia dhe inspektorët janë duke u munduar të largojnë nga parku shitësit ambulantë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›