E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në 20-vjetorin e Kuvendit të Pajtimit, falen dy gjaqe

Qytetarë të shumë janë mbledhur sot në verrat e Llukës në Deçan, për të shënuar 20-vjetorin e Kuvendit të Pajtimit, që ishte nisma e parë e madhe për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave midis shqiptarëve.

Në manifestimin kushtuar kësaj ngjarje të rëndësishme në historinë e Kosovës, janë falur dy gjaqe, 3 plagë dhe dy ngatërresa.

Tubimi i njohur te Verrat e Llukës, në Deçan, i mbajtur më 1 maj 1990, kishin marrë pjesë mbi 500 mijë njerëz. Kjo nismë më vonë u shndërrua në lëvizje të rëndësishme mbarëkombëtare.

Aksioni për pajtimin e gjaqeve nisi në shkurt 1990 në Lumëbardh nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit. Ky aksion u zgjerua në gjithë Kosovën, të cilin e udhëhoqi profesori tashmë i ndjerë Anton Çetta.

Aksioni ishte shtrirë në të gjithë Kosovën dhe u falën shumë se 30 000 gjaqe dhe ngatërresa.

Në manifestimin e sotëm, organizuar në përkujdesje të kryetarit të Kuvendit Komunal të Deçanit, Rasim Selmanaj, kanë marrë pjesë zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe të spektrit politike, si kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përfaqësues të korit të huaj diplomatik në Kosovë, përfaqësues të klerit mysliman dhe katolik, si dhe mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga mërgata.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›