E Diel, 1 Nëntor 2026

Germimet zbulojne thesare te reja ne Durres

Ne Durres germimet kane nxjerre ne drite thesare te reja te fushes se arkeologjise duke shtuar fondin e arte te zbulimeve nentokesore te lashtesise. Arkeologet kane deklaruar se behet fjale per nje grup banesash te vjetra nder te cilat dallohen edhe mure themelesh mesjetare apo antike jane zbuluar gjate germimeve per hapjen e themeleve te nje ndertese te re ne zonen e ish-lulishte 1 Maji prane qender se qytetit. Germimet qe u realizuan per disa muaj radhazi ne nje territor prej me se 2500 metrash katrore ne zbatim te legjislacionit shqiptar u mbeshteten financiarisht nga firma qe ka marre lejen e ndertimit per nje godine te re 7-kateshe. Nen kujdesin e specialisteve te Agjencise se Shpetimit Arkeologjik arkeologet dhe arkitektet e nje studioje me seli ne Tirane kane punuar me nivel te larte profesional duke nxjerre ne drite edhe objekte te tjera mes te cilave ene apo vazo qeramike te periudhave te ndryshme te lulezimit ekonomik dhe social te Durrachiumit te lashte. Arkeologu Sali Hidri tha Tek te dy anet e rruges se deshmoreve ne hyrje te Durresit prane se ciles ndodhet dhe zona e germimeve aktuale qe nga viti 1947 jane zbuluar nga germimet rastesore fragmente te fortifikimeve dhe ujesjellesit te qytetit 3000-vjecar mozaike te rralle monumente mermeri dhe shume objekte te tjera arkeologjike. Sipas z. Hidri Qyteti i Durresit vazhdon te mbijetoje ne te njejtin vend ku eshte ngritur para 3000 vitesh. Monumentet me te rendesishme te historise se tij si amfiteatri dhe termat antike mozaiku i Bukuroshes forumi rrethor dhe muret mesjetare jane zbuluar pikerisht aty ku vazhdon te jete qendra e qytet-portit i cili tashme numeron nje popullsi prej gati 210 mije banoresh. Vetem pak dite me pare ne Durres u zbulua nje varr i periudhes bizantine. Ai doli ne drite gjate punimeve qe po kryhen per rehabilitimin e sheshit Iliria ne Durres. Specialistet e agjencise deklaruan se ne momentin e germimit prane eshtrave eshte gjetur dhe nje monedhe bronzi e po se njejtes periudhe cka e perforcon me tej konkluzionin se sipas tyre varri me tjegull ne forme catie mendohet te jete 1300-vjecar. Varri i zbuluar ne nje thellesi prej kater metrash ne pjesen e perparme te xhamise se qytetit nuk dihet ende se cilit seks i perket. I gjithe profili eshte me shtresa te perziera. Vihen re nderhyrje qe nga koha e periudhes italiane e deri ne ditet e sotme. Prezenca e nje bunkeri ka nderhyre ne shtresa kulturore. Per arkeologet kjo zone eshte mjaft e pasur me objekte te nje rendesie te vecante arkeologjike. Per kete arsye kohe me pare Instituti i Monumenteve te Kultures dhe Inspektorati Kombetar i Urbanistikes bllokuan ecurine e punimeve duke e cliruar situaten pas marreveshjes se MTK dhe Bashkise se Durresit. A. Ajazi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›