E Diel, 1 Nëntor 2026

Votimi i anetareve per ne KLD procedura e zgjedhjes

Mungesa e ligjit per Konferencen Gjyqesore Kombetare solli mbledhjen e gjyqtareve me ane te nje rregulloreje

Mungesa e ligjit per mbledhjen e Konferences Gjyqesore Kombetare per shkak te shfuqizimit te ligjit te meparshem nga Gjykata Kushtetuese solli si domosdoshmeri mbledhjen e gjyqtareve me nje rregullore te pergatitur nga vete ata. Bazuar ne projektrregulloren qe pritet te diskutohet dhe miratohet sot nga gjyqtaret procedura per zgjedhjen e pese anetareve te KLD-se nga KGJK fillon me nje urdher te vecante te kryetarit te KGJK-se. Te gjithe gjyqtaret qe do kandidojne per vendet vakante duhet te paraqesin kerkesen e tyre me shkrim para kryetares se Gjykates se Larte znj. Shpresa Becaj. Kandidatet per anetare te KLD-se duhet te propozohen nga jo me pak se 10 gjyqtare me shkrim dhe nenshkrimet perkatese. Cdo gjyqtar nuk mund te propozoje me shume se nje kandidat. Kandidatet paraqesin kandidaturat e tyre jo me vone se 10 dite para dates se caktuar per mbledhjen e Konferences. Kerkesat bashke me dokumentacionin e paraqitur kryetarja Becaj do ia percjelle Komisionit te Verifikimit te Kandidaturave per shqyrtim. Perjashtohen nga kandidimi gjyqtaret e ndeshkuar me masa disiplinore per aq kohe sa keto masa jane ne fuqi. Per perberjen e KLD-se nga gjyqtaret e zgjedhur nga KGJK jane hedhur dy variante ne projektrregullore ku parashikohet qe gjyqtaret qe do te zgjidhen per ne Keshill te jene nga te tria shkallet e gjyqesorit. Madje nje nga variantet percakton edhe numrin e perfaqesuesve nga cdo shkalle e gjyqesorit perkatesisht jo me shume se pese gjyqtare te Shkalles se Pare tre gjyqtare Apeli dhe nje anetar i Gjykates se Larte. Me ligjin e meparshem gjyqtaret e Gjykates se Larte votonin vetem koleget e tyre por nuk mund te ishin pjese konkurruese. Gjithashtu njeri nga variantet parashikon qe nga e njejta gjykate e Shkalles se Pare dhe Apelit nuk mund te zgjidhet me shume se nje anetar ne KLD me perjashtim te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane nga e cila nuk mund te zgjidhen me shume se dy anetare. Kjo mbledhje e KGJK-se ku do te votohen kandidaturat per pese vendet vakante ne KLD duhet te kete si pjesemarres jo me pak se 2/3 e gjyqtareve te Republikes se Shqiperise. Pasi jane dorezuar kerkesat per kandidim ngrihet fillimisht Komisioni i Verifikimit te Mandateve dhe pasi shqyrtohen kandidatet ne permbushjen e kritereve atehere ngrihet Komisioni i Votimit i cili organizon drejton dhe kontrollon votimin dhe me pas shpall rezultatet pasi proces-verbali eshte firmosur nga shumica e anetareve. Procedura e votimit duhet te jete e kontrollueshme dhe transparente.

Menyra e zgjedhjes

Kandidati per anetar i KLD-se quhet i zgjedhur kur per te kane votuar me shume se gjysma e votuesve te pranishem ne votim. Ne qofte se ne votimin e pare kandidati apo kandidatet nuk merr numrin e mjaftueshem te votave atehere organizohet nje votim i dyte. Ne votimin e dyte marrin pjese vetem kandidatet ne numer sa dyfishi i numrit te vendeve qe kane ngelur vakant nga votimi i pare. Ne kete rast quhen te zgjedhur anetaret qe kane marre numrin me te madh te votave. Kur shumicen e kerkuar e kane siguruar disa kandidate fitues eshte kandidati me numrin me te madh te votave. Kur per nje vend dy ose me shume kandidate kane marre numer te barabarte votash votimi perseritet midis ketyre kandidateve. Ne rast se perseri rezultati i votimit del i barabarte atehere fituesi caktohet me short.

Votimi

Votimi per zgjedhjen e anetareve te KLD-se behet gjithmone i fshehte. Votimi behet duke perdorur fleten e votimit te miratuar paraprakisht nga kryetari i KGJK-se. Procesi i numerimit te fleteve te votimit dhe i nxjerrjes se rezultatit te votimit eshte i hapur dhe transparent. Komisioni i votimit vlereson fillimisht votat e pavlefshme dhe pastaj fillon numerimin. Rezultati i votimit pasqyrohet ne nje procesverbal te nenshkruar nga te gjithe anetaret e Komisionit te Votimit. Vendimi i ketij komisioni eshte i formes se prere.

Roli i kryetarit te KGJK-se

Kreu i Gjykates se Larte znj. Becaj e cila ne te njejten kohe eshte edhe kryetarja e KGJK-se do te jete personi qe administron te gjithe anen financiare te kesaj konference dokumentet e kandidateve per anetare ne KLD procesverbalet dhe dokumentet e tjera qe kane lidhje me Konferencen. Kryetarja Becaj eshte autoriteti qe kontrollon dhe drejton ecurine e mbledhjes zgjedhore miraton fletet e votimit per zgjedhjen e anetareve ne KLD dhe komisionin e numerimit te votave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›