E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti i ri Topalli kerkon mbeshtetjen e opozites

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kerkon mbeshtetjen e opozites per krijimin e nje parlamenti te ri ne kuader te 100-vjetorit te pavaresise. Ajo kujtoi se kur u be kryetare e Parlamentit ne 2005 deputetet rrinin rrugeve dhe kafeve jo per fajin e kryetareve te meparshem te Parlamentit por per mungese te ambienteve. Natyrisht une e di qe ne komisionet parlamentare nuk jane kushtet sic duhet te ishin. Ashtu sic jane ne Strasburg ne ambiente te pershtatshme per te bere punen dhe kjo eshte njera nga arsyet qe une bashke me ju mendoj qe keto dy vite te punojme fort te bejme jo vetem nje salle plenare dinjitoze por edhe nje godine me salla te komisioneve parlamentare qe te jene te pershtatshme te kene kushte konform nevojave qe kerkon puna e komisioneve parlamentare. Une uroj qe dhe ju te me mbeshtesni ne kete iniciative qe do behet e mundur ne kuader te 100-vjetorit te shpalljes se pavaresise - tha ajo. Kerkesa e saj ishte si kunderpergjigje ndaj komenteve te kreut te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule i cili kritikoi votimin jo te rregullt per ligjin e pronave ndersa akuzoi Topallin se e kupton parlamentarizmin vetem me sallen e restauruar. Faleminderit zoti Dule Une ju njoh si patriot te madh shqiptar por gjithsesi ne kete vend kur ju nuk ishit ne kete salle as koleget ky parlament ka bere te mundur qe te kalojne te gjitha ligjet qe pas 2-3 apo 4 javesh do te bejne te mundur qe shqiptaret te levizin te lire. Kaq shume ju hidheron kjo zoti Dule ju - deklaroi Topalli. Nderkohe qe Dule e akuzoi ate se e drejton vendin sikur eshte kryetare e nje vendi te botes se trete dhe jo e nje vendi anetar te NATO-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›