Rama mbetet pa alternative u rikthehet protestave

Vendimi i koalicionit te majte Ne tetor nisin protestat. Ngjela dhe Milo Asnje kompromis me Berishen.
Ne nje kohe kur nderkombetaret bejne thirrje per uljen ne bisedime pozite dhe opozite qe ti japin fund ngercit politik e majta shqiptare vendos rinisjen e protestave neper rruget e Shqiperise. Kryetari i PS-se Edi Rama tashme i mbetur pa asnje alternative duke vendosur keshtu daljen ne rruge deri ne plotesimin e kerkeses se hapjes se kutive te 28 qershorit te 2009-s. Pikerisht per kete qellim kreu i Partise Socialiste Rama thirri dje aleatet opozitare ne nje takim per te diskutuar rreth veprimeve te metejshme qe do te ndiqen nga opozita. Takimi i Rames erdhi pas disa takimeve qe ka bere kryesocialisti ne disa qytete te Shqiperise ku si alternative e vetme e tij eshte paraqitur protesta. Koalicioni i majte vendosi rinisjen e nje aksioni me te forte opozitar qe pritet te filloje ne muajin tetor me protesta masive ne te gjithe vendin. Ne mbledhje ishin te pranishem kreu socialdemokrat Skender Gjinushi ai i Partise Ligj e Drejtesi Spartak Ngjela kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule ai i G99 Erion Veliaj si dhe kreu i PDS-se Paskal Milo. Pas perfundimit te takimit kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela beri te ditur vendimin e opozites per te vazhduar rrugen e protestave ne pamundesi te gjetjes se nje konsensusi me qeverine per transparencen e zgjedhjeve. Morem persiper te drejtojme njerezit drejt protestave qe do te fillojne gjate muajit tetor ne te gjithe Shqiperine. eshtja eshte manipulimi i votave dhe degradimi ekonomik humbja e perspektives dhe coroditja e madhe qe vjen nga kjo qeveri - theksoi Ngjela. Edhe kryetari i PDS-se Paskal Milo konfirmoi rinisjen e protestave masive muajin e ardhshem. PS dhe aleatet e saj kane bere te qarte se dialogu vazhdon deri ne nje kohe te caktuar por ne kohen qe mazhoranca zgjat kete dialog pa fund ne do presim edhe pak kohe per tiu kthyer protestave ne rruge - tha Milo. Kreret e partive te koalicionit opozitar kane rene tashme dakord se do te veprojne mbi bazen e nje platforme apo marreveshjeje te perbashket. Ata pritet te kene nje zyre te perbashket si koalicion per takimet por bashke me te edhe nje qender per shtypin ku here pas here do te dilet per deklaratat dhe qendrimet e vendosura prej tyre.