Gërmimi i vorbullës

Fotot e një reportazhi, tri vite më parë në Alaskë, kanë humbur për shkak të prishjes së hard diskut të kompjuterit tim. Ato të pushimeve të dy viteve më parë nuk i gjej më: kanë përfunduar në një memory card në fund të ndonjë kasete. Imazhet e dhjetë viteve më parë e di saktësisht ku gjenden: në një floppy disk, të cilin kompjuterët e mi aktualë nuk janë në gjendje ta lexojnë. Ndërsa fotot e pushimeve të mia të para – rrafshnalta e Renonit, 1957 – janë përherë aty: kartonëza pothuajse të zbërdhulur, të lidhura me një shirit në një kuti këpucësh.
Karta, rigide dhe e shtrenjtë, gjithnjë e më shumë po zëvendësohet nga teknologjitë digjitale: fleksibile, ekonomike, me ndikim të ulët ambiental dhe ngarkesë zero. Është historia që na ka kaluar para syve, ajo e njëzetvjeçarit të epokës së kompjuterëve, e rritjes eksponenciale të informacioneve të disponueshme (tekste, imazhe, video) dhe e mundësisë për t’i shfrytëzuar në një ekran. Një përshpejtim që vetëm sa do të rritet me përhapjen e instrumenteve si telefonat «inteligjentë» dhe, tash, ebook-et dhe ipod-et të sapo vënë në shitje nga Apple në Shtetet e Bashkuara: shenjtërim i epokës së re të suportit mobil ultra të hollë dhe të lehtë, pakëz kompjuter, pakëz gazetë, pakëz tv e edhe raft i librarisë. Revolucioni i mrekullive digjitale, megjithatë, edhe ka filluar ta gërmojë një vorbull të thellë në kujtesën njerëzore. E jo sall pse teknologjitë e reja i ndryshojnë mekanizmat e nxënies dhe shpijnë drejt rrugësh të leximit më sipërfaqësor, vazhdimisht të ndërprera nga kalimet në link-e: me suportet e reja magnetike apo elektronike, ruajtja e informatave për periudha të gjata kohore është treguar një ndërmarrje befasisht e vështirë.
Nuk bëhet fjalë vetëm për humbjen e të dhënave apo imazheve, mbase jo esenciale, të jetëve tona private. Tashmë, mes tjerash, fotot mund të arkivohen edhe në rrjet, nëse nuk shqetësohemi shumë për privacy-n dhe kohëzgjatjen e shërbimit. «Mes tjerash», vëren Nicholas Carr, studiues i ndikimit të internet kulturave në shoqëritë bashkëkohore, «tendenca në rritje për t’i transferuar të dhënat tona në të ashtuquajturat “re digjitale” pa i arkivuar më në suporte personale të kujtesës krijon një brishtësi të re. Në “cloud”, në të vërtetë, e tëra kalon nga një sistem të elaborimit të centralizuar të të dhënave. Që mund të jetë i sigurt dhe i shfrytëzueshëm për disa vite me radhë. Ose i brishtë, i ekspozuar ndaj incidenteve teknike, i ngjizur me një horizont kohor të kufizuar. Ne s’e dimë: jemi krejtësisht në duart e atij që e drejton shërbimin».
Por problemi i ruajtjes së pronës publike të qytetërimit është bukur më serioz se ai i të dhënave tona personale. Këtu shkretimi i kujtesës vërshon nga të gjitha anët: rezultatet e sondazheve në SHBA të periudhës 1960-1980 në pjesën mnë të madhe kanë humbur, ndërsa Pentagoni nuk ia del më t’i rikuperojë të dhënat mbi përdorimin e herbicideve – agjentin «orange» - gjatë luftës së Vietnamit. Informacione të çmueshme për kërkimin dhe modernizimin e disa terapive mjekësore. Nasa, pastaj, përveç që s’ka më një program hapësinor të denjë për këtë emër, po bëhet një varrezë informatash të varrosura: shiritat në të cilët janë regjistruar të dhënat e fluturimeve hapësinore të viteve ’70 nuk hyjnë në punë më tashmë prej dekadash. Disa ishin shndërruar në format digjital para prishjes së tyre, të tjerat jo. Por edhe aparatet për leximin e formateve të reja, ndërkohë, janë bërë të pashfrytëzueshëm shkaku i evolucionit të shpejtë të teknologjive elektronike.
Libri s’ka nevojë për instrumente speciale që të lexohet dhe, nëse letra nuk përmban acide, qëndron me shkuj: pa u ngjitur te shkrimet në gur dhe papiruset e Egjiptit antik apo te Mesopotamia e tavolinave të argjilës të vjetra tre mijë vjet që përmbajnë poemën epike Gilgamesh, vëllimi në letër më i vjetër, gjetur një shekull më parë në një shpellë të Kinës, ka zanafillën në vitin 868 pas Krishtit. Janë numra që i bëjnë të zbehen arkivistët dhe ekspertët e ruajtjes së materialeve që, në ballafaqim me teknologjitë elektronike, duhet t’i përballin dy rende problemesh. I pari ka të bëjë me dëmtimin e shpejtë të materialeve: shiritat magnetikë të regjistratorëve audio e video, pelikulat, floppy disqet morbide kanë jetë të shkurtër, nga pesë në njëzet vjet. Cd-të dhe Dvd-të thuhet se mund të qëndrojnë, varësisht nga cilësia e materialeve të përdorura, nga njëzet në njëqind vjet, por askush s’ka ide të qarta në lidhje me këtë. Prishja e hard diskut të një kompjuteri do të thotë vdekje e menjëhershme për të gjitha informatat që ishin imagjinizuar aty. Nyja e dytë është ajo e vështirësisë së mbajtjes në efektivitet të instrumenteve elektronike tashmë të tejkaluara por që janë të vetmet në gjendje t’i lexojnë suportet (shiritat, disqet, skedat e memories) e papajtueshme me kompjuterët e gjeneratave të reja.
Ende jemi në fëmijërinë e epokës digjitale, por historitë tashmë janë të shumta: mirëmbajtja e qindra kokave nukleare të viteve 70 i ka kushtuar Pentagonit 62 milionë dollarë më shumë se sa që është parashikuar ngase, që të mund të lexohen manualët që nuk disponohen në letër, ka qenë e nevojshme të rindërtohen nga zeroja aparatura analogjike që kanë zanafillën dy gjenerata më parë. Ia kanë dalë mbanë vetëm falë disponibilitetit të ndonjë eksperti teknologjish tashmë të humbura, që ka pranuar ta ndërpresë jetën si pensionist për t’iu rikthyer punës. Nasa, tregon revista «New Scientist», ka përjetuar një ngjarje të ngjashme: kishte nevojë t’i rikuperonte të dhënat e transmetuara në vitet 60 nga sondat Lunar Orbiter, por nuk i kishte më lexuesit e shiritave të kohës. Në fund e ka gjetur një në bodrumin e një ish varësi të saj: ishte bërë fole e një zhapini. Restaurimi i saj dhe të rimesuarit për ta përdorur ka qenë një ndërmarrje në vete. Probleme që kanë të bëjnë me shkencën, por edhe me ruajtjen e të gjitha aspekteve të tjera të qytetërimit tonë, nga letërsia te historia. Arkivi kombëtar i Washingtonit ka investuar një shifër enorme për ta evituar që 11 mijë orë regjistrimi të dëshmive të kriminelëve nazistë në gjyqin e Norimergut – duke u nisur nga rrëfimi i doktor Mengeles për eksperimentet e tij ku përdorte njerëzit si minj – të mos humbin. Edhe këtu ka qenë e nevojshme të rindërtohet një Recordgraph, instrument me të cilin, në vitet 40, lexoheshin shiritat rudimentarë të plastikës.
Edhe letërsia fillon të ketë problemet e veta. Salman Rushdie është duke ekspozuar në Emory University të Atlantas materialin e tij arkivor: libra, dorëshkrime, gazeta dhe katër kompjuter Apple. Një «dergjje» digjitale prej 18 gigabyte, eksplorimi i të cilës, megjithatë, tashmë paraqet probleme të mëdha teknike. Po pra, Rushdie ka filluar ta përdorë shkrimin elektronik vetëm 21 vite më parë, kur fatwa e ajatollah Khomeinit e detyroi të jetonte i fshehur. Rasti i shkrimtarit anglo-indian është vetëm i pari i serisë së rasteve të destinuara të bëhen ankthi i bibliotekarëve dhe arkivistëve të mbarë botës: tri javë më parë Harry Ransom Center e Texas University ka lajmëruar se i ka blerë arkivat digjital të David Foster Wallace, shkrimtarit të vetëvrarë më 2008. Houghton Library e Harvard po kërkon ta kuptojë si t’i përdorë 50 floppy disqet e vjetër që i ka marrë nga John Updike pak para vdekjes së tij. Leslie Morris, kurator i Houghton, ka shpjeguar për «New York Times» se biblioteka nuk disponon me metodologjinë as resurset për t’i «procesuar» këto suporte digjitale: «Tash për tash kufizohemi në ruajtjen e tyre në një ambient me temperaturë dhe lagështi të kontrolluar». E Anne Van Camp, drejtoreshë e aktiveve të Smithsonian Institution, rrëfen në të njëjtën të përditshme se s’mund të flejë natën: i takon asaj, bashkë me ekspertët e angazhuar nga National Science Foundation, të kërkojë një përgjigje teknikisht dhe ekonomikisht të praktikueshme për dilemën e «digital preservation».
Ndërsa revistat shkencore të gjysmës së botës imagjinojnë skenarë apokaliptikë – bota gjysmë e shkatërruar nga luftërat apo kataklizmi natyror me të mbijetuarit që s’arrijnë t’i rindërtojnë dijet e qytetërimit tonë ngase janë të privuar nga instrumentet e leximit të asaj që mbetet në arkivat elektronike – komisionet qeveritare, National Archives (që kanë investuar 308 milionë dollarë në këtë në ndërmarrje) dhe fondacionet private kërkojnë përgjigje për njërën nga dilemat më befasuese dhe nënvlerësuara të kohës sonë. Çështjet janë teknike, por edhe ekonomike: letra mbetet standardi i vetëm në gjendje të qëndrojë në kohë, ndërsa revolucionet teknologjike i bëjnë të tejkaluara shumë shpejt makinat e reja që arrijnë në treg. E kur një standard leximi nuk konsiderohet më efikas, hidhet tutje: inxhinierët dhe «softwaristët» kanë kultin e efikasitetit. Vëmendja e tyre është e tëra e përqendruar tek e menjëhershmja, tek ekuacioni «më i shpejtë, më pak i shtrenjtë». «Tregu i përjetësisë » - sintetizon «New Scientist» - «nuk është konsideruar treg interesant ». Frika, e përhapur ndër intelektualë, e humbjes së kujtesës për shkak të arritjes së një epoke të re të makinave që revolucionarizon mekanizmat e nxënies dhe ato të arkivizimit fizik e ka frymëzuar shkrimtarin e fantashkencës Neal Stephenson që në Anathem, romani i tij i fundit, tregon historinë e një komuniteti shkencëtarësh të ngulitur në planetin Arbre. Njerëz që, për t’i ikur një qytetërimi elektronik që atrofizon aftësitë mnemonike dhe çon drejt arsyetimit me një logjikë të periudhës së shkurtër, vendosin të ngujohen në një lloj manastiri pa kompjuterë, ku të gjitha llogaritë bëhen me dorë, në faqe të një letre që mund të qëndrojë me mijëravjeçarë. Një vend ku punohet vetëm në projekte që nuk skadojnë dhe ku motori i vetëm e kërkimit është aftësia e arkivizimit të mendjes së tyre, e ushtruar për çdo ditë t’i zgjerojë kufijtë e dijes së imagjinizuar.
Një roman vizionar, ,metaforë e një bashkëkohësie të kundërshënuar nga përhapja e attention deficit disorder (vështirësi që shumica, para se gjithash të rinjtë, hasin gjatë përqendrimit). Më shumë se një shtytje, Stephenson e ka gjetur në një iniciativë të çuditshme, atë të Long Now Foundation: një shoqatë filantropike intelektualësh – nga muzikanti Brian Eno te «computer scientist» Danny Hillis – që besojnë në vlerën e teknologjisë, por duan edhe ta kundërshtojnë përhapjen e logjikës së short term, të rezultatit të menjëhershëm, e parë nga ta si një lloj i «nënkulturës digjitale». Iniciativa më e njohur e fondacionit, objektivi i së cilës është të ndërmarrë iniciativa kulturore që «shikojnë larg», është plani për ndërtimin e një ore mekanike në gjendje të funksionojë për dhjetëmijë vite pothuajse pa e prekur dora njerëzore, e ushqyer me pak energji, e shkathët dhe e bazuar në komponentë të vlerës së ulët ashtu që ta reduktojë rrezikun e vjedhjeve apo shkatërrimeve në çfarëdo fatkeqësie natyrore apo të provokuar nga njeriu. Një prototip i vogël është realizuar nja dhjetë vite më parë dhe aktualisht është në funksion në një muze anglez. Ndërsa ora mijëvjeçare e vërtetë, një lloj katedraleje e mekanikës, do të ndërtohet në vitet e ardhshme në një lokalitet të Nevadës.
Ai që e ka projektuar është vetë Hillis, shkencëtar i informatikës që e ka harxhuar jetën e vet në zhvillimin e asaj që masmediologu Derrick De Kerckhove e quan «faza njohëse e erës elektrike». Por që është edhe i vetëdijshëm për brishtësinë e teknologjive digjitale dhe për nevojën e sigurimeve kundër rrezikut të blackout apo të valëve të papritura «kundërrevolucionare». Long Now, sidoqoftë, ka në kantier edhe programe të vlerës më praktike si «Rosetta Project»: realizimi i disqeve të nikelit në gjendje të qëndrojnë qindra, mbase mijëra vite, secili prej tyre, përmes një teknike mikrogdhendjeve, mund të përmbajë deri në 30 mijë faqe tekst. A është kjo rruga e drejtë për të garantuar se njerëzimi, duke i transformuar arkivat e tij prej letre në një bibliotekë të paanë digjitale si ajo e ëndërruar nga themeluesit e Google, të mos rrezikojë të kalojë papritur nga «e tërë dija e universit në një klik» në errësirën e beftë të një bote që humb kujtesën? E vështirë të veçohet një zgjidhje teknike e besueshme, të hiqet dorë nga çdo back up në letër. Sigurisht të gjitha solucionet në studim kanë çmime të larta dhe parashtrojnë problemin se cila është, në babelin e shkrimeve dhe imazheve, dija e botës që meriton të shpëtohet.
Më mirë, sidoqoftë, këto dilema se sa të hyhet me mendjelehtësi, me optimizmin e tekno-utopistit, në një botë në të cilën – siç shpjegon Michael Olson, project manager i arkivave të universitetit të Stanford – të vetmit që dinë të orientohen mes disqeve, flash card-ve, cd-ce, dvd-ve kompjuterëve të vjetër e të rinj, janë repartet e specializuara të policisë hetimore. Nga optimizmi i atij që shpreson në përhapjen e një dijeje universale dhe demokratike te dijet që i besohen një «kutihapësi» gjykues. (Corriere della Sera)