Obama shpalos strategjinë e re bërthamore
Presidenti amerikan, Barack Obama, ishte paraparë që gjatë ditës së sotme të shpaloste strategjinë e re bërthamore të SHBA-së, për të cilën zyrtarët theksuan se do ta reduktojë rolin e armëve bërthamore në strategjinë e sigurisë kombëtare të SHBA-së.
Në intervistën dhënë gazetës New York Times, Obama theksoi se ai do të bëjë përjashtime, kur bëhet fjalë për shtetet si Irani dhe Koreja e Veriut.
Rreshtimi i ri bërthamor i Obamës vjen vetëm dy ditë para se ai të nënshkruajë marrëveshjen e re me Rusinë, për të reduktuar për një të tretën numrin e predhave bërthamore me rreze të gjatë veprimi dhe më pak se një javë para se ai të jetë nikoqir i udhëheqësve botërorë, të cilët do të marrin pjesë në samitin bërthamor në Washington.
Me qëllim që të ndjekë synimin e tij kryesor në fushën e politikës së jashtme, e që është ndalja e zgjerimit bërthamor, Obama është zotuar se do të ketë një seri të reduktimeve në arsenalin bërthamor të SHBA-së.
Në prill të vitit 2009, gjatë fjalimit të tij në Pragë, Obama premtoi se do të bashkëpunojë me të gjithë, për të jetësuar vizionin e një bote pa armatim bërthamor. Por ai pranoi se nuk beson se ky vizion do të jetësohet, gjatë kohës sa ai është gjallë.
Rivlerësimi i fshehtë i strategjisë bërthamore të SHBA-së, proces ky i cili nuk është bërë që nga viti 2002, është shtyrë, me gjasë për shkak të mospajtimeve brenda administratës amerikane. Fillimisht, ishte paraparë që raporti të publikohej në dhjetor.
Në raport do të nënvizohet ndjenja e urgjencës në lidhje me zgjerimin e armatimit dhe terrorizmin, do t’i adresohet baraspeshës bërthamore ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë dhe do të garantojë se arsenali i SHBA-së është i sigurt.
“Të gjitha shtetet, pa marrë parasysh se a janë shtete bërthamore, shtete jo-bërthamore apo shtete të cilat aspirojnë armë bërthamore, mendoj se duhet ta kenë tejet të qartë se cila është qasja dhe strategjia jonë”, i tha Obama gazetës NYT .
Prej 12 deri më 13 prill, udhëheqësit botëror do të diskutojnë në Washington për masat që duhet ndërmarrë për parandalimin e terrorizmit bërthamor dhe hapat që mund të ndërmerren, për mbrojtjen e materialeve të ndjeshme bërthamore.