Publikohet studimi "Mbi Rrugën drejt Dialogut Ndërfetar në Shqipëri"
Menjëherë pas dekorimit me urdhrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu të katër kryeklerikëve përfaqësues të besimeve fetare të vendit nga Presidenca, profesorati i Fakultetit të Histori Filologjisë dhe Gazetarisë nën drejtimin e filozofit dhe publicistit Artan Fuga sjell një studim më të plotë "Mbi Rrugën drejt Dialogut Ndërfetar në Shqipëri".
Kjo sintezë studimesh dhe refleksionesh e përuruar në një tryezë mendimi petagogësh, drejtuesish e studentësh u mundësua nga USAID, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombtar e përfaqësuar nga drejtoresha Mati Tim.
Libri nuk është një qasje statistikore ndaj harmonisë fetare por një studim në dy nivelet e monitorimit dhe vlerësimit të fenomeneve fetare shqiptare.
Grupi realizues i botimit përfaqësohet nga Prof. Zyhdi Dervishi, Delina Fico, Virgjil Kule, Pirro Misha, Mark Marku, Rasim Gjoka dhe Fatri Sinani.