E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërmuesit në kërkim të thesareve, por në shkatërrim të monumenteve

mesopotamSarandë- Në kërkim të thesareve, por në shkatërrim të monumenteve të kulturës. Jugu i vendit është duke u përballur me kërkuesit e thesareve të cilët po i kërcënojnë ato.

Vetëm vitin e kaluar drejtoria e monumenteve në qytetin e Sarandës ka deklaruar se ka patur të paktën 2 raste flagrante të denoncuara dhe për gërmime të paligjshme të kryera këtë vit në manastirin e Mesopotamit.

Çdo vit specialistët dhe banorët e zonës në të gjithë territorin arkelogjik dhe historik që mbulon Drejtoria e Monumenteve në Sarandë kanë hasur gërmime të paligjshme. Sipas banorëve në Mesopotam, rastet nuk janë sporadike dhe duket se ky monument është në listën e objekteve të kërcënuara.

Manastiri i Mesopotamit i ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin i IX Monomaku është sulmuar disa herë gjatë dy dekadave të fundit prej gërmuesve të paligjshëm. Mësohet se vetëm pak kohë më parë në kërkim të një thesari të mundshëm është gërmuar hapësira e furrës mesjetare pranë këtij objekti.

Vetë drejtori i monumenteve të Kulturës në Sarandë Panajot Gunari ka thënë se kërcënimet janë reale dhe thekson se janë kryer denoncime pranë organeve kompetente. Teksa nënvizon se problem është fakti se monumentet janë të parrethuara dhe pa sistem sigurie, çka i ekspozon ato ndaj një rreziku të vazhdueshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›