E Diel, 1 Nëntor 2026

Mandati i Lezhës. Gjiknuri: Duhet ta shqyrtojë ankimin Kolegji, jo KQZ-ja

gjik—-Nga Muhamed Veliu TCH—-

Tiranë- PS-ja paralajmëron se nuk do të mund t’i merret mandati i Lezhës, një mandat i artë i cili i jep mazhorancës së re të gjitha mundësitë për ndryshimet kushtetuese në muajt në vijim. Në një intervistë për Top-Channel, Damian Gjiknuri sekretar në PS për çështjet zgjedhore jep këtë koment për përcaktimin e rezultatit të  qarkut Lezhë një ditë më parë nga KQZ-ja.

Vendimi i KQZ-së është i kundraligjshëm pasi nuk bazohet në nenin 123 për detyrat që ka KQZ-ja për nxjerrjen e rezultatit. Gjithçka që ndodhi dje qe një përsëritje e prishjes së rregullave të lojës ashtu siç ka ndodhur në vitin 2011,- deklaroi ai.

Sipas Gjiknurit procedurat që janë ndjekur dhe të gjitha ato shkelje ligjore që kanë ndodhur në qarkun e Lezhës,  janë epitoma e problematikës së zgjedhjeve të 23 qershorit. PS-ja thotë ai është duke përgatitur ankimin e saj sipas kodit zgjedhor në KQZ, si instanca e parë e animimit administrativ për këtë vendim të KQZ-së edhe problematikën ligjore që ka të bëj me zgjedhjet në Lezhë.

Por a mund KQZ-ja ta shqyrtojë këtë ankimim?

Sipas kodit zgjedhor po citoj nenin 22 pika 5 ku thuhet se mbledhjet e KQZ-s janë të vlefshme vetëm kur janë 5 antarë në rastin e shqyrtimit të kërkesave ankimore. Pra në këtë rast KQZja nuk ka kopetencë dhe nuk ka korum për të marrë në shqyrtim ankesat e partive të ndryshme në këtë fazë të procesit. E vetmja gjë që ata mund të bëjnë është të konstatojnë pamundësinë dhe çështja t’i kalojë Kolegjit Zgjedhor. Nga pikëpamja ligjore do të jetë Kolegji Zgjedhor ai që do të shqyrtojë në themel të gjithë problematikën zgjedhore jo vetëm për Lezhën, por edhe për çdo lloj ankese që mund të kenë forca të tjera politike për procesin zgjedhor,- deklaroi Gjiknuri.

Nëse nuk zbatohet kjo procedurë dhe KQZ-ja do të marrë një vendim përfundimtar për këtë ankimim duke mos e çuar atë në kolegjin zgjedhor, Gjiknuri thotë se do të jemi në të njëjtën situatë kur shkelet ligji siç edhe ndodhi në 2011-ën kur KQZ-ja e atëhershme u përfshi në hapjen e kutive pa patur bazë ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›