E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: Fshesa Rama edhe në sektorin privat, kazëm lirisë së tregut

erla-mehilliTiranë- Fshesa e administratës do të hyjë edhe në sektorin privat. Kështu ka paralajmëruar në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Kryeministrisë Erla Mëhilli e cila ka denoncuar projektin e Partisë Socialiste për aplikimin online për punësim.

Kryetari i mazhorances së re, z.Edi Rama ka hapur prej ditësh në një akt flagrant anti-shtetëror, tenderin për fshesën ndaj administratës. Madje ai pretendon se Data Base i PS që do të përdoret për këtë qëllim, do ti ofrohet edhe sektorit privat. Pra fshesa e partisë, tenderi i saj për punësim, do të përfshijë edhe punonjësit e sipërmarrjeve private. Kjo është forma më staliniste e kontrollit të tregut të punës, është kazma në themelet e lirisë së këtij tregu….

Unike dhe tejet e rrezikshme për tregun e punës është ideja se listat me aplikantët e partisë do përdoren jo vetëm për fshesë ne administratën publike, por për fshese partiake edhe për të punësuarit ne sektorin privat. Zoti Rama pretendon se me aplikantet e partisë, të rekomanduarit e saj, do të furnizojë sektorin privat për të plotësuar vendet e punës. Pra, ai dëshmon se do bëjë çdo gjë për të kontrolluar nga selia mavi tregun e punës,- tha Mëhilli.

Sipas saj, plotësimi i vendeve të administratës është bërë gjithnjë vetëm pas publikimit të vendit të lirë në mediat shqiptare, përfshirë në të gjitha rastet edhe në mediat e kontrolluara nga Rama…
Pra, me sistemin e tij te ri Z.Rama po hedh hapa të paimagjinueshëm per një vend të lirë, hapat e instalimit te regjimit te partise shtet dhe kontrollit partiak rrënues të punësimit në administratën publike dhe sektorin privat,- theksoi Mëhilli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›