Kryeministri grek më 8 gusht takim me presidentin e SHBA
Kryeministri grek Antonis Samaras do të takojë më 8 gusht presidentin amerikan, Barak Obama, gjatë një vizite zyrtare që do të zhvillojë në Uashington.
Siç njoftoi nga Zyra e Kryeministrit grek, Obama e Samaras do të diskutojnë së bashku çështje të interesit dypalësh, rajonal dhe ndërkombëtar.
Shtëpia e Bardhë tha se të dy udhëheqësit do të diskutojnë rreth përpjekjev për të nxitur reformat ekonomike dhe mbi mbështetjen e qeverisë së SHBA në to. Gjithashtu do të diskutojnë çështje të tregtisë dhe çështjen e Qipros.
Gjatë takimit të tyre pritet gjithashtu të preken cështje të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, përpjekjet për të luftuar terrorizmin, çështjet e sigurisë në Siri dhe në Afrikën e Veriut.
(a.jole/Balkanweb)