Gerrard: City mund ta fitojë Premier Ligën

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, thotë se Manchester City do të jetë njëri nga konkurrentët e fortë për të fituar titullin e kampionit të Ligës Premier në sezonin e ri. Gjatë këtij afati kalimtar 'pasanikët' kanë transferuar lojtarë të tillë si Tevez, l Adebayor, Santa Cruz, Barry dhe Toure, ndërsa pritet që t'i konkurrojnë katërshes së madhe në garën për titull. "(City) ka bërë që të gjithë të ulen dhe të mendojnë. Padyshim se do të luftojë për top-katërshin. Nëse shikojmë standardin dhe kualitetin e lojtarëve që ka transferuar, ata mund të jenë i aftë të garojnë edhe për titull", ka thënë Gerrard për "The Sun".