E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Largohet Kalac, në vend të tij Flavio Roma

Skuadra e Milanit ka hequr dorë nga portieri Zeljko Kalac, duke e zëvendësuar atë me Flavio Roman, i cili u transferua nga Monaco."Klubi Futbollistik Milan njofton se me konsensus, është vendosur ta përfundohet bashkëpunimi me lojtarin Zeljko Kalac. Ne e falënderojmë atë për çka ka bërë për Kuqezinjtë në të kaluarën dhe ia dëshirojmë të gjitha të mirat në të ardhmen". "Klubi Futbollistik Milan po ashtu njofton se ka siguruar shërbimet e plota të Flavio Romas nga Monaco, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2010", shkruan në deklaratën zyrtare të Milanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›