E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini: Nuk largohem nga Inter

Që nga transferimi i tij tek Inter, Amantino Mancini ka zhgënjyer plotësisht duke mos mundur të shfaqë formën që tregonte te Roma.Kjo është arsyeja që spekulime të ndryshme e kanë lidhur atë me një largim të mundshëm nga Giuseppe Meazza, ndërsa skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij janë Sampdoria, West Ham United dhe Lyon. Por, braziliani ka refuzuar çdo mundësi për t'i braktisur Nerazzurët gjatë këtij afati kalimtar.
"Unë jam mirë tek Inter. Kuptohet që dëshiroj të luaj më shumë, mirëpo në fund të fundit unë jam mirë, jam i lumtur dhe më pëlqejnë të gjithë në klub. Nuk do largohem nga Inter", tha Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›