Obama nderon me "Medaljen e Lirisë", 16 persona
Duke i quajtur ata " agjentë të ndryshimit", Presidenti I Shteteve të Bashkuara Barack Obama nderoi me titullin më të lartë të nderit në vend, "Medaljen e Lirisë" 16 persona.
Marrësit e titullit përfaqësonin fusha të ndryshme duke përfshirë të drejtat civile, politike dhe sport si dhe duke përfshirë fizikantin Stephen Hawking, lojtarin profesionist të tenisit Billy Jean King si dhe aktivistin e Afrikës Jugore kundër aparteidit arqipeshkvin Desmond Tutu. "Këta burra dhe gra të jashtëzakonshëm, këta agjentë të ndryshimit, na kujtojnë neve se përsosmëria nuk është përtej aftësive tona dhe se drejtësia ende mund të fitohet në qoshet më të harruara të kësaj bote", tha Obama.
Obama dhuroi çmimet në një ceremoni të mbajtur në dhomën lindore të Shtëpisë së Bardhë.
Të nderuar të tjerë me çmimin ishin dhe Nancy Goodman Brinker, themelues i organizatës së kancerit të gjirit, "Susan G. Komen" për trajtimin mjekësor, mjeku dhe Asistent Dekani i Çështjeve Akademike në Universitetin Mjekësor Ndërkombëtar të Floridës, Pedro Jose Greer, Jr. ish-kongresmeni amerikan dhe kandidatin republikan për Zëvendëspresident Jack Kemp, Senatorin e Shteteve të Bashkuara Edward Kennedy, kreun e të drejtave civile Reverend Joseph Lowery, shefin autokton Joseph Medicine Crow, një nga zyrtarët e parë i deklaruar homoseksual në SHBA, Harvey Milk, gruaja e parë e emëruar në Gjykatën Supreme të SHBA-së, Sandra Day O'Connor, aktori Sidney Poitier, aktoren këngëtaren dhe kërcimtaren Chita Rivera, ish-Presidentin e Irlandës Mary Robinson, gjenetistin njerëzor Janet Davison Rowley si dhe pionerin e mikrofinancave dhe fituesin e çmimit "Nobel" Muhammad Yunus.
Kennedy i cili po lufton kancerin e trurit dhe po mban zi për vdekjen e motrës së tij Eunice Kennedy Shriver nuk mori pjesë në ceremoni.
"Medalja e Lirisë" është një çmim për individët të cilët kanë dhën një kontribut të rëndësishëm për sigurinë kombëtare apo interesat kombëtare të Shba-së për paqja botërore, kulturore apo përpjekje të tjera të rëndësishme private apo publike, sipas një deklarate për shtyp nga Shtëpia e Bardhë.