Janukoviç: çernobili vazhdon të jetë i rrezikshëm
Presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç në 24 vjetorin e tragjedisë së çernobilit deklaroi se mbetjet e centralit bërthamor ekzistojnë ende dhe janë shumë të rrezikshme.
"Kur kanë kaluar 24 vjet nga tragjedia, sarkofagu nuklear ndodhet ende aty dhe paraqet rrezikshmëri të madhe", ka thënë presidenti Janukoviç për mediat ukrainase.
Punimet për zëvëndësimin e teknologjisë së vjetër dhe pastrimin e mbetjeve të shkaktuara nga shpërthimi famëkeq janë bllokuar për shkak të mungesës së fondit të kushtueshëm prej 400 milion eurosh që është i nevojshëm për vazhduar këto punime.
Ndërkohë sipas autoriteteve ukrainase nën mbetjet e centralit ndodhen rreth 200 ton material radioaktiv.