Vëzhgimi/Milo, aleati i Ramës, me gjuhën e Daçiçit kundër kryeministrit Berisha

Nervozizmi i Serbisë për deklaratën e kryeministrit Berisha se zgjidhja e çështjes kombëtare është bashkimi i shqiptarëve referuar dhunës shtypëse të autoriteteve të Beogradit në heqjen e memorialit të martirëve të Preshevës nuk është ndalur me një notë proteste. Kjo notë proteste është zbërthyer në Tiranë nga një ish-ministër i Jashtëm që ka përforcuar tezat e Daçiç se këto deklarata janë ndërhyrje ne punët e brendshme të Serbisë. Ish-ministri i Jashtëm i qeveri socialiste Paskal Milo në një intervistë televizive ka dalë kundër qëndrimit të zyrtar të kryeministrit Berisha për situatën në Luginën e Preshevës dhe forcës së bashkimit kombëtar. Me një gjuhë që ngjante me atë kryeministrin serb Daçiç, kryetari i PDS-së, Milo iu rikthye retorikës së vjetër të mos ndërhyrjes së qeverisë shqiptare në çështjet e shqiptarëve jashtë kufijve.
Sipas tij, bashkimi i shqiptarëve nuk është zgjidhja e statusit identitar e moral të shqiptarëve. Ndërkaq shtimi i frymës Milloshiviçiane në Serbi jo vetëm që nuk alarmon ish-ministri i Jashtëm Miloi, por çuditërisht e shtyn të kërkoi që qeveria shqiptare të ulë tonet dhe të mos nxitohet në deklarata, në këtë mënyrë i bie të pranojë si fakt të kryer gjenocidin e identitetit shqiptar në trojet e tyre etnike. Me dëshirën për të qenë antiberishist, Paskal Milo po tejkalon dhe Edi Ramën në shtimin e dozave antikombëtare. Edi Rama një ditë më parë për të dukur se nuk është një lider lokalist shkroi në rrjetin social se problemi i Serbisë është nga brenda dhe jo nga jashtë. Ndërsa ish-ministri i Jashtëm i qeverive socialiste Paskal Milo ka deklaruar disa herë në mediat se sjellja e Tiranës zyrtare kundrejt rajonit i ka shkaktuar më shumë dëme sesa të mirë vendit.
Me këtë vijim, Paskal Milos s’i ka ngel gjë të tjetër veç të deklarojë “terroristë” të gjithë ato që flasin për bashkim kombëtar.