Gerti Bogdani jep dorëheqjen si zëdhënës i PD
Gerti Bogdani deklaroi sot se largohet nga posti i zëdhënësit të PD dhe do të angazhohet në marrëdhëniet me jashtë, të kësaj partie. Vendin e Bogdanit e zuri Erla Mehilli e cila deri më sot ishte zëdhënësja e Ministrisë së Transporteve.
TIRANE- Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani deklaroi përmes një konference për mediat se do të largohet nga posti, për tu angazhuar me Forumin Rinor dhe marëdhëniet me jashtë të PD-së.
“Kjo është konferenca e fundit për shtyp si zëdhënës i Partisë Demokratike, për arsye se do të merrem me angazhime të tjera. Une do të merrem më marëdhëniet me jashtë të PD-së dhe do ti përkushtohem Forumit Rinor, duke patur parasysh se sa e rëndësishme është rinia në ditët e sotme” u shpreh Bogdani.
Ndërkaq, në konferencën e shtypit, Bogdani ka prezantuar publikisht zëvendësuesen e tij në postin e zëdhënesit të PD, Erla Mehilli, e cila deri më sot ka qenë zëdhënëse e Ministrisë së Transporteve. (e.n/balkanweb)