E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, skulpturë në Tiranë me rastin e anëtarësimit

Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, do ti kushtohet një skulpturë e veçante, e cila do të zbulohet më datën 5 prill. Kjo vepër arti do të vendoset në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe do të punohet nga Najada Hamza dhe një grup studentesh. 

TIRANE- 3 ditë para Samitit të NATO-s në Strasburg ku Shqipëria do ulet zyrtarisht si anëtar i ri, në Tiranë është prezantuar projekti “NATO+N”, një instalacion skultpure e cila do të vendoset në sheshin “Nënë Tereza”.
Skulptura që do instalohet në këtë shesh, do punohet nga artistja Najada Hamza dhe një grup studentesh nga Akademia e Arteve. Punimi i cili ka si konceptues Ardian Isufin është një nismë paralele me atë të vendeve të Europës, vende të cilët prezantuan vepra të tilla me rastin e anëtërasimit në NATO.
Kjo vepër artistike të cilën autorët do ta mbajnë të pazbuluar deri në prezantimin e saj, është simbol i përfaqësimit të ngjarjes historike për vendin tonë, anëtarësimit në NATO.
Për autorët kjo është hera e parë që në evenmente të tilla historike, ngjarja do të sinjifikohet nga kjo vepër. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›