E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja e varfër në Lushnje: Nuk blejmë dot kartat

8 anëtarë të një familje të varfër në Lushnjë mbijetojne me 6 mijë leke të reja në muaj, dhe jetojnë në një banesë gjysëm të rrënuar. Familja Mita nga Bubullima e Lushnjës nuk ka asnjë mundësi për të marrë kartat e për të votuar në 28 qershor 

LUSHNJE- 6200 lekë të reja janë të ardhurat mujore të familjes Mita në Bubullimë të Lushnjes. E moshuara e kësaj shtëpie Dafina Mita është e vetmia që siguron të ardhurat mujore për familjen, ndërsa banesa ku ata jetojnë është gjysëm e rrënuar dhe 8 anëtarët e sah nuk kanë se ku të shkojnë tjetër.
Në këto kushte kësaj familjeje ju duhen 6 mijë lekë të reja për pajisjen me dokuementa identifikimi, çka do të thotë një rrogë mujore të gjyshes në pension.
Pesë anëtarët e kësaj familjeje shprehen se nuk do të shkojnë në votime në rast se kartat nuk u jepen falas dhe kjo vetëm për arsye ekonomike. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›