E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kucovë, Cekia jep 1 mln euro për ruajtjen e mjedisit

Cekia jep 1 milion Euro për ruajtjen e mjedisit në Kucovë. Projekti ka për qëllim rehabilitimin tërësor të mjedisit dhe minimalizimin e dëmeve të shkatuara deri tani, ku është shkaktuar një kontaminim masiv nga substancat e naftës. 

KUCOVE- Cekia jep 1 milion Euro për ruajtjen e mjedisit në rajonin e Kucovës. Me inagurimin e projektit ‘Implementimi i tekonologjisë së re për mbrojtjen e mjedisit nga industria e naftës në këtë rajon”, nis edhe faza e parë e zbatimit të tij.

Projekti është i ndarë në 3 faza, me finacim nga qeveria ceke, dhe që parashikohet të përfundojë në vitin 2012. Fushat e naftës në Shqipëri, përbëjnë një kërcënim serioz për popullsinë që jeton në afërsi të tyre.
Projekti ka për qëllim rehabilitimin tërësor të mjedisit dhe minimalizimin e dëmeve të shkatuara deri tani, në zonën e Kucovës, ku është shkaktuar një kontaminim masiv nga substancat e naftës.
(e.n/news24/balkanweb) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›