Gezim Peshkopia: "Zamir Shtylla me torturoi"
Ish-i perndjekuri politik, Gezim Peshkopia, gjate nje interviste mbreme per Televizionin Klan, foli per arsyet pse duhet miratuar projektligji per hapjen e dosjeve. Sipas tij, persona si Zamir Shtylla, qe tha se e keqtrajtuan me rrahje dhe gjakosje, nuk duhet te gezojne poste te rendesishme si ai qe ka aktualisht, Drejtor i Hetimeve ne Prokurorine e Pergjithshme.
Zoti Peshkopia, perpara se te vijme te momenti juaj personal se cfare keni vuajtur ju realisht, do te doja te dija opinionin personal ne lidhje me ligjin, per hapjen e dosjeve. Sa e shikoni adekuat, per te ndare viktimen nga persekutori?
Si ish-i denuar politik, natyrisht qe jam i ndjeshem rreth kesaj teme, per arsye se, ashtu sic thate edhe ju, duhet te ndaje viktimat nga persekutori. Ky ligj, i hapjes se dosjeve nuk duhet pare se kush ishte apo jo spiun, por keto persekutore qe kane marre pjese ne krimet "politike", te pakten te mos kene te drejten morale e juridike, per te ushtruar prape nje profesion te atille nga e cila pret drejtesia. I kam shkruar nje here nje leter te hapur Presidentit te atehershem Mejdani, per rastin e nje Kosta Gazeli, qe ka qene hetues i Ministrise se Brendshme. Tani shoh, qe ai ben pjese prape ne nje institucion jo me pak te rendesishem, tek Avokati i Shtetit. Apo per Zamir Shtyllen, i cili konsiderohet sot si "Del Piero" i Shqiperise, aktualisht eshte Drejtor i Hetimeve ne Prokurorine e Pergjithshme. Ky, me ka torturuar, me ka lare ne gjak dhe une, ia kam shkruar keto fakte Presidentit ne letren e hapur. Por ne vend qe te reagohej karshi ketyre personave, ma dergoi keshilltar te Ambasades ne Athine, gje qe ishte parashikuese. Une e thashe per ironi se do te ndodhte keshtu dhe zuri vend. Pas kesaj periudhe, ka punuar arsimtar ne sistemin e drejtesise, ka dhene mesim si pedagog.
Mendoni qe ligji qe do te kaloje sot ne Kuvend, mjafton per te vene drejtesine?
Une nuk do te ndalesha ketu. Nuk do te ndalesha ne hapjen e dosjeve dhe eliminimin e tyre nga skena, ku ata i japin tonin drejtesise, institucione te rendesishme. Une kam nje eksperience tjeter tani, sepse kam punuar ne nje zyre arkive ne Gjermani. Pata hasur nje dokument, ku nje mesues qe kishte qene anetar i Partise Naziste, per t'u rivene ne pune si mesues, u desh nje peticion prej 3 mije firmash, ku ata do te deshmonin se ky nuk kishte marre pjese ne krime, nuk kishte pasur aktivitet, kishte qene anetar, por pasiv. Trajneri i Olimpikes, skuadres olimpike gjermane, ai kishte pasur spiunuar, atij iu hoq e drejta e trajnerit.
Ju jeni nje rast tipik kompleks, familja juaj eshte shume e njohur. Megjithate historia e trishtuar e perndjekjes dhe tortures nga regjimi komunist fillon nga babai juaj...
Familja ime eshte nje familje intelektuale prej gjashte brezash. Gjyshi im ka qene mjek ne Vlore, u internua dhe vdiq. Babai im ne vitin 1981, u pushkatua pa gjyq ne ate fazen e njohur per hedhjen e bombes. Une natyrisht kuptohet, qe isha me kontingjentin me te paracaktuar per nga burgu politik, ku u denova me tete vjet per agjitacion e propagande.
Ne vitin 1975 u burgoset me ligjin e famshem te agjitacion-propagandes, atehere keni qene arsimtar?
Jo, kam qene piktor ne ndermarrje, isha ne ndermarrjen e OMD-se, piktor. Cfare kisha ne dore, artin dhe kulturen.
Bete 8 vite burg. Po pas burgut?
Pas burgut kam punuar si saldator, ne pulari, si ruajtes i pulave, aty e kishin armiqte e klases vendin. Deri ne vitin 1990, ku mori kthese jeta ime, me mire vone se kurre, te pakten femijet u rriten ne liri dhe demokraci, per te shijuar frytet e kesaj lirie.
Jeni interesuar se cilet ishin njerezit qe i frymezonin keto perndjekje karshi jush?
Te them te drejten jam shume kureshtar ta shoh dosjen dhe nuk kam mundur. Shume nga deshmitaret nuk nxjerrin koke, qe mund t'i kemi pasur miq, qe mund t'i kemi pasur ne rrethin familjar dhe neve akoma i japim doren.
Ish te perndjekurit te burgosurit politik, jane serish te ndare brenda per brenda logjikes se nje projektligji i cili vjen per te miratuar. Ju vete do te ishit qe te miratohej ligji?
Natyrisht. Ështe me shume vonese. Ky eshte nje rikthim i atij ligji. Por une, do te doja qe te vepronte me gjithe forcen, te mos terhiqej zvarre dhe te miratohej sa me shpejt. Do te doja t'i beja nje thirrje, i lutem shume atyre deputeteve, me gjithe pergjegjesine morale te aprovojne ligjin ne menyre qe te largohen te gjithe persekutoret, te njihet persekutori sepse viktimat jane tashme te njohura.
Dosjet, PS bojkot Kuvendit
Partia Socialiste eshte e vendosur ne bojkotimin e seances se sotme plenare, ku do te votohet projektligji per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. Ashtu sic e vendosen dhe ne seancen e kaluar, te majtet nuk terhiqen. Nuk do te marrin pjese ne votimin e sotem te projektit, qe ata e quajne antikushtetues dhe se shkel te drejtat e njeriut. Kjo ceshtje, do te jete pjese diskutimi ne mbledhjen e sotme te grupit parlamentar, nga ku do te dilet me nje qendrim me te qarte. Por thelbi eshte se grupi parlamentar socialist, nuk do te pranoje te jete pjese e votimit te ketij projektligji. Perkundrazi, kryetarja Valentina Leskaj, theksoi se nese miratohet ligji, PS do ta ankimoje ate ne Gjykaten Kushtetuese. Ne fakt pak kohe me pare, socialistet theksuan se nuk do te qendrojne ne asnje seance plenare, deri me momentin kur te sillet per votim Kodi Zgjedhor i korrigjuar nga Presidenti Bamir Topi. Nje vendim i tille, duket se ka ndryshuar, pasi grupi socialist, do te marre pjese ne seance e diskutoje, por jo ne votim. Aq me pak ne votimin e projektligjit per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. Disa dite me pare, kreu socialist, Edi Rama, beri thirrje per reflektim dhe rishikim me diskutim te gjere te draftit.
LSI, heq dore nga ligji per dosjet
Levizja Socialiste per Integrim, nuk perfshihet ne debatin per hapjen e dosjeve. Kryetari i kesaj partie, Ilir Meta, tha dje se debati qe PD-PS po bejne per dosjet, eshte nje karagjozllek i vertete. "Ne 18 vite, jane hapur dhe jane mbyllur nja 3-4 here me ligje nga me te ndryshmet dhe nga me selektivet, dosjet. Keshtu qe nuk duam te behemi pjese e nje loje te pakuptimte, qe ka tre vite qe luhet ne sirtaret e Kuvendit", theksoi Meta. Sipas LSI prej kohesh ka thene qe nje projekt i tille po behet karagjoz me te tilla sjellje nga dy forcat e medha politike.