Erjon Bogdani, sot gati ndaj Xhenoas
Sulmuesi i Kievos, Erjon Bogdani pritet te luaje sot ne formacionin e ekipit te tij, ndaj Xhenoas. Trajneri Di Karlos, eshte shprehur se sulmuesi shqiptar do te jete ne dispozicion te tij, ne kete ndeshje. Kievo shpreson te rikthehet te fitorja, pasi rezultatet e fundit kane qene te dobeta dhe per rrjedhoje ekipi aktualisht ndodhet ne vendin e fundit, me pak shprese per te mbijetuar. Gjithsesi, sulmuesi i ekipit tone kombetar nuk eshte aktivuar ne nje sere ndeshjesh, per shkak te nje demtimi, qe pesoi pak kohe me pare. Rikthim i Bogdanit, ne formacionin e Kievos eshte nje lajm i mire edhe per stafin kuqezi, para ndeshjeve kualifikuese te muajit mars, sepse jane disa lojtare te demtuar gjate muajit te fundit, duke perbere shqetesim te madh per kombetaren. Pas rikuperimit te Bogdanit, shpresohet qe edhet te tjeret te rikthehen gjate muajit janar, para sfides me Malten.