"Sot votojme pro hapjes se dosjeve"

Kryeministri Sali Berisha, deklaroi dje permes nje konference per shtyp se maxhoranca nuk do te terhiqet nga nisma e saj per hapjen e dosjeve, pavaresisht kundershtimeve te opozites dhe te faktorit nderkombetar per kete draft. Ne kuader te ketij qendrimi, Berisha lajmeroi edhe votimin diten e sotme te draftit te Partise Demokratike, per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit ne Kuvend. Ne fjalen e tij perpara medieve, kryeministri theksoi se ky draft, nuk po miratohej per hakmarrje apo per revansh. Sipas Berishes, arsyeja e vertete e miratimit te kesaj nisme, eshte edhe denimi i krimeve te kryera per 45 vjet me radhe, gjate regjimit komunist. "Ligji per pastertine e figurave, i cili do te votohet neser ne Kuvend, nuk synon asnje hakmarrje, por te permbushe nje detyrim madhor dhe moral te denimit te krimeve te komunizmit, te shprehjes se distancimit, te hedhjes poshte te legjitimitetit te krimeve te kryera ne Shqiperi", deklaroi Berisha ne lidhje me nismen i cila pritet te miratohet vetem me votat e maxhorances ne Kuvend. Ne konferencen per shtyp, kryeministri Berisha, hodhi poshte akuzat e opozites ne lidhje me kushtetutshmerine e nismes per hapjen e dosjeve. Sipas Berishes, kjo nisme e ndermarre nga Partia Demokratike, eshte thellesisht ne perputhje me Kushtetuten e vendit dhe per kete arsye nuk ka pse te refuzohet nga perfaqesuesit e majte. "Kjo nisme qe ne paraqesim per miratim, eshte me e zbutur se varianti cek. Ata qe flasin per kushtetutshmerine e kesaj nisme, duhet te kujtojne se ligji cek u konsiderua ne perputhje me Kushtetuten ceke ne vitin 1993 dhe me pas ky ligj perseri eshte cilesuar si i tille ne vitin 2000 ne Ceki", shpjegoi kryeministri Berisha, ne lidhje me draftin e lustrimit. Po keshtu, Berisha deklaroi se ky ligj eshte me i bute se te gjitha ligjet e ndermarra ndonjehere nga vendet te cilat kane perjetuar edhe regjime totalitare.
"Ligji eshte qartesisht, me i zbutur se ligji gjerman i lustracionit, ndonese Gjermania Lindore numeron shume here me pak te pushkatuar se sa Shqiperia", deklaroi kryeministri per mediat. Po keshtu, Berisha permendi edhe faktin, se ne te gjithe Evropen ish-komuniste, ligjet e lustracionit nuk jane miratuar me konsensus. Sipas Berishes, me keto ligje, ka ndodhur sic ndodhi ne Shqiperi, qe rikthimi ne pushtet i komunisteve i abrogoi ato. Nga ana tjeter, kryeministri u shpreh se cdo person i cili do te prekej nga zbatimi i ketij ligji, ka te drejten ta coje ceshtjen ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg. Sipas Berishes, cdo person ka te drejten te ankohet ne kete gjykate, ne lidhje me zbatimin e ketij ligji.
Berisha anashkalon deklaraten e Uidhers
Kryeministri Berisha anashkaloi dje edhe reagimet e faktorit nderkombetar ne lidhje me ligjin per hapjen e dosjeve. Berisha deklaroi, se ai nuk dinte qe ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, te kishte folur ne lidhje me kushtetutshmerine e kesaj nisme te ndermarre nga Partia Demokratike. Kryeministri theksoi, se vota e sotme pro ketij ligji nuk behej per sfide te askujt, por vinte si domosdoshmeri per denimin e krimeve te regjimit komunist. "Dua te garantoj te gjithe shqiptaret, se vota neser nuk eshte sfide ndaj askujt as revansh, por nje detyrim qe ne i kemi edhe viktimave te regjimit komunist, i cili vrau me mijera te pafajshem gjate 45 viteve qe sundoi", deklaroi Berisha, duke mos pranuar te permende ne menyre te vecante asnje nga deklaratat e bera nga faktori nderkombetar per nismen. Sipas Berishes, para se gjithash, ky ligj kerkon te lehtesoje shpirtrat e martireve te kombit, ata qe u denuan nga sistemi komunist per fjalen e lire. Sipas tij, ligji frenon urrejtjen, largon nje numer funksionaresh nga postet, per shkak se duke punuar me metodat e sistemit komunist, kane shkelur te drejtat e njeriut.
Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone, Robert Bosch tha, se projektligji per hapjen e dosjeve cenon disa nene kushtetuese. Ai beri thirrje, per diskutime gjitheperfshirese te ketij projekti te rendesishem, me prezencen e eksperteve evropiane.
Ambasada e SHBA-ve kerkoi pak dite me pare qe politika te reflektoje dhe diskutoje gjeresisht, projektligjin per hapjen e dosjeve. Sipas deklarates se ambasades, nisma ligjore ngre shqetesime serioze dhe kushtetuese.
Kryetari i qeverise, i beri thirrje dje kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, qe te heq dore nga qendrimet radikale dhe te bej kthese persa i perket deklaratave per mos votimin e nismes per hapjen e dosjeve.