E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Te zyrtarizohet rumanishtja ne shkolla"

Perfaqesuesit e komunitetit vlleh ne Shqiperi, kerkojne vendosjen e rumanishtes si gjuhe te dyte zyrtare ne shkollat ku ka shumice vllehe. Kjo kerkese, erdhi dje nga kryetari i ketij komuniteti, Thanas Poci, gjate nje mbledhje te vllehve ne sallen e Akademise se Arteve ne Tirane. Ne kete mbledhje, pervec perfshirje se gjuhes rumune ne shkollat me shumice vllehsh, u paraqiten edhe kerkesa te tjera te ketij komuniteti per shtetin shqiptar. Ne fjalen e mbajtur me kete rast, kryetari, Thanas Poci, deklaroi se shteti shqiptar duhet te garantoje edhe mbrojtjen e te drejtave te ketij komuniteti. Sipas Pocit, eshte e domosdoshme qe keto te drejta te cilat parashikohen ne Kushtetuten e Shqiperise dhe ne Konventat Nderkombetare te gjejne zbatim real. "Ne kerkojme qe ta na njihen te drejtat tona qe jane te parashikuara qarte ne Kushtetute dhe ne disa Konventa Nderkombetare", theksoi ne fjalen e tij kryetari i komunitetit te vllehve, Thanas Poci. Ai deklaroi, se anetaret e ketij komuniteti, kane formuluar disa vendime te cilat jane marre nga ana e organizatave etniko-kulturore te vllehve. Sipas kryetarit te komunitetit, keto vendime, kane te bejne me ruajtjen e identitetit, gjuhes dhe zakoneve dhe kerkohet qe ato te merren parasysh nga ana e perfaqesuesve shteterore. Ne mbledhjen e djeshme te komunitetit vlleh ne Tirane, merrnin pjese edhe perfaqesuesit kryesore te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, parti kjo e cila ka nje program politik te orientuar drejt mbrojtjes se lirive te komuniteteve ne te gjithe vendin. Kryeministri Sali Berisha, ne prononcimet e tij publike ne lidhje me ceshtjet e komuniteteve ne vend, ka theksuar se qeveria qe ai drejton eshte ne mbrojtje te plote te tyre dhe eshte e vendosur te plotesoje kerkesat e tyre.

Greket

Organi perfaqesues i komunitetit grek ne Shqiperi, OMONIA i drejtuar nga Vasil Bollano ne menyre te vazhdueshme, ngre pretendime per permiresimin e kushteve te ketij minoriteti nga ana e qeverise shqiptare.

Vangjel Dule:"Jo integrim, pa mbrojtjen e minoriteteve"

Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, theksoi dje gjate fjales se tij ne mbledhjen e komunitetit vlleh, se shteti shqiptar kishte ende shume per te bere per komunitetet ne vend. Sipas Dules, nuk mund te kete integrim te Shqiperise ne struktura te rendesishme nderkombetare, si Bashkimi Evropian edhe NATO pa integruar me pare pjeset e komuniteteve te huaja ne vend. Ne menyre te perseritur, kryetari i PBDNJ-se theksoi se mbrojtja dhe krijimi i kushteve per minoritetet nga ana e shtetit shqiptare do te krijonte lehtesi edhe per integrimin e vendit tone ne strukturat e rendesishme euro-atlantike.

Vllehet ne PBDNJ, Pjesemarres pas vitit 1991

Vllehet ne vendin tone deri rreth viteve 1960, kane qene ne shumicen e rasteve nje popullsi qe ne zona te ndryshme te Shqiperise merreshin me blegtori. Pas perfundimit te kolektivizimit te prones private ne fshat, dhe shtetezimit ne qytet, kjo populli filloi te integrohej ne jetesen e popullsise shqiptare. Gjuha e tyre afron me shume me rumanishten, por ajo ka ngjashmeri te madhe edhe me italishten. Ata theksojne se e kane prejardhjen nga Rumania. Aktualisht komuniteti vlleh qe jeton ne Shqiperi eshte integruar plotesisht ne jeten e vendit dhe pjesetare te ketij komuniteti aderojne ne Partine Bashkimi per te Drejtat e Njeriut dhe jane aktive ne mbrojtje te te drejtave te komunitetit te tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›