Gezohemi - Gjermania merr vend te perkohshem ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se

Vendin ne OKB Gjermania e morri fale 128 votave qe perbejne nje vote me shume sesa nevojitej per te arritur shumicen e dy te tretave. Keshtu Gjermani eshte anetare e Keshillit te Sigurimit ne vitet 2011 dhe 2012.
Kjo ndodhi ndoshta sepse shtetet anetare te OKB-se nuk e harruan angazhimin e Gjermanise. Ose ndoshta per shkak te kollares se zeze me te kuqe dhe te verdhe floriri te ambasadorit gjerman Sidoqofte ministri i jashtem gjerman Guido Westerwelle ishte shume i kenaqur kur doli perpara kamerave dhe tha Gezohemi qe angazhimi yne per paqen dhe sigurine per mbrojtjen e klimes dhe zhvillimin per carmatosjen berthamore dhe sigurisht per politiken e jashtme mbareboterore do te forcohet me ne fund nepermjet punes sone ne Keshillin e Sigurimit.
127 vota nevojiteshin gjithsej. Kanadaja dhe Portugalia nuk arriten te marrin shumicen e votave gjate seances se pare te votimeve. Keto dy vende ishin konkurrentet e Gjermanise dhe luftuan deri ne fund per dy vendet qe ishin planifikuar per grupin e vendeve te Evropes Perendimore dhe shteteve te tjera.
Gjermania fitoi pike sidomos me angazhimin ne politiken per klimen dhe ambientin. Por edhe me pjesemarrjen ne ndihmat per zhvillim dhe ne shume misione per paqe te OKB-se Bota e di se mund te na besoje. Gjermania eshte nje vend i besueshem pra jo vetem prodhimet tona por edhe politika jone e jashtme.
Bildunterschrift Keshilli i Sigurimit te OKB-se
Kjo eshte hera e peste qe Gjermania merr pjese ne Keshillin e Sigurimit madje hera e gjashte po te llogaritej edhe pjesemarrja e ish-RDGJ-se ne vitet 70. Hera e fundit ishin vitet 2003 dhe 2004 kur tema e luftes se Irakut ishte ne qender te vemendjes.
Per vendet nga Azia Amerika Latine dhe Afrika kishte nga nje kandidat India Kolumbia dhe Afrika e Jugut. Keto tri vende fituan gjithashtu.
Gjermania ka si qellim afatgjate nje vend te perhershem ne Keshillin e Sigurimit. Deri tani vetem 5 vende kane te drejte vetoje SHBA-ja Rusia Franca Kina dhe Britania e Madhe. 10 anetaret jo te perhershem zgjidhen gjithmone per dy vite. Por sipas Westerwelles reformimi i OKB-se eshte vetem nje ceshtje kohe Roli i Gjermanise eshte te mbaje ekuilibrin mes botes dhe arkitektures se saj. Amerika Latine Afrika dhe Azia nuk perfaqesohen ne menyre te denje ne OKB dhe Gjermania do ta ndryshoje kete gje.
Autor Lena Bodewein/ Sonila Sand
Redaktoi Elert Ajazaj