E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon vizita e Presidentit gjerman Christian Wulff ne Rusi

Nderime ushtarake per presidentin gjerman Christian Wulff i cili ka shkuar per vizite katerditore ne Rusi. Ai do te vizitoje Mosken por edhe periferine e saj. Dhe vete ky fakt eshte pranuar mire ne Moske.

Ardhja e Wulffit me nje delegacion biznesi eshte regjistruar me dashamiresi ne mediat ruse. Kjo ushqen shpresen per investime te reja gjermane.

Presidenti gjerman deshiron te informohet po ashtu edhe per nivelin e respektimit te te drejtave te njeriut ne Rusi. Ludmila Alexejeva eshte njera nder aktivistet per te drejtat civile me te cilet Wulf deshiron te takohet.

Kur ne Rusi nuk qendrojne vlerat e njejta nese ketu shkelen te drejtat e njeriut kjo ska domethenie te mire per marredheniet ekonomike ne mes te te dyja vendeve thote Ludmila Alexejeva.

Bildunterschrift Wulff thote se ketu deshiron te ofroje nje partneritet modernizimi me Gjermanine

Aktivistet e te drejtave civile ankohen se me Medvedevin deri tani nuk eshte shenuar ndonje hap perpara sa i perket ceshtjes se te drejtave te njeriut. Edhe investitoret gjermane kritikojne se Kremlini ka bere shume pak per luftimin e korrupsionit dhe te burokracise.

Vizite e veshtire shteterore

Wulff thote se ketu deshiron te ofroje nje partneritet modernizimi me Gjermanine dhe me kete ai nuk mendon vetem per ekonomine per edhe per shoqerine civile ne Rusi.

Presidenti Medvedev ka plotesisht te drejte kur thote se modernizimi nuk eshte i rendesishem vetem per erkonomine por edhe per strukturat e pergjithshme shteterore dhe shoqerore deklaroi presidenti gjerman Christian Wulff ne fjalimin e sotem para studenteve te Moskes.

Kusht per kete modernizim eshte nje demokraci funksionuese. Ketu bejne pjese liria e mendimit dhe e tubimeve sistemit i pavarur gjyqesor nje opozite e forte dhe liria e medias e cila denoncon padrejtesite dhe paraqet alternativa. Demokracia nuk eshte crregullim por angazhim per gjetjen e rruges me te mire theksoi presidenti gjerman.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shume ceshtje do te bisedohen edhe nga Medvedevi

Para fjales se tij ne Shkollen e Larte per Ekonomi ne Moske presidenti Wulf zhvilloi nje bisede me patriarkun rus Kyrill per te drejtat e njeriut dhe te drejtat qytetare. Te marten Vulff bisedoi hollesisht me presidenti rus Medvedev dhe kryeministrin Vladimir Putin per partneritetin e modernizimit.

Partneritet modernizimi

Per te eshte planifikuar nje udhetim i krereve shteterore me tren nga Moska per ne qytetin Tverqe eshte i binjakezuar me Osnabrykun qytetin e lindjes se Wulffit.

Per viziten katerditore te presidentit gjerman ne Rusi gazeta qeveritare Rosiskaja Gazeta nder te tjera shkruan Presidenti Christian Wulff gjate takimit me homologun e tij Dimitri Medvedev theksoi se Populli gjerman miqesine me Rusine pas gjithe asaj qe ka ndodhur e ndjen si nje dhurate te madhe. Presidenti gjerman u prezantua si nje vezhgues i vemendshem i modernizimit ne Rusi duke shprehur nevojen per permiresimin e sundimit te ligjit.

Shume ceshtje do te bisedohen edhe nga Medvedevi Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy gjate samitit ne Deauville me 18 dhe 19 tetor.

Autor Alexandra von Nahmen/Ajete Beqiraj

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›