Gezuar festen dhe per te 11 here urime te dashur bashkemoshatare! Jemi sot te gjithe se bashku nje vit me te pjekur dhe nje vit me te rinj, kur mora serisht ftesen tuaj u ndala per nje çast dhe i
Gezuar festen dhe per te 11 here urime te dashur bashkemoshatare!
Jemi sot te gjithe se bashku nje vit me te pjekur dhe nje vit me te rinj, kur mora serisht ftesen tuaj u ndala per nje çast dhe i bera vetes pyetjen: vertet kane kaluar 11 vjet qe nga themelimi i organizates suaj vitale? E them kete sepse na duket vetja te rinj, ende shume te rinj, aq te rinj sa na zjen gjaku dhe mbetemi te gatshem te konkurojme me njeri-tjetrin dhe me pjesen tjeter te shoqerise shqiptare ne progres, aq te rinj sa ende i lejojme vetes edhe vrulle edhe gabime, dhe sigurisht suksese te qendrueshme per familjen tone politike.
Kur u krijua njembedhjete vjet me pare organizata juaj, ashtu si themeluesit e PS edhe une kam qene i bindur se ju do te jepnit pa ekuivok kontributin tuaj te spikatur jo vetem ne reformimin e kesaj force Social-Demokrate te progresit europian te Shqiperise. Ju do te sillnit nje vizion te ri dhe nje shpirt te ri, pasi ju keni perfaqesuar dhe perfaqesoni aspiratat integruese te Shqiperise ne Europe, ku e ku me shume dhe me më pak paragjykime se te tjeret. Ne kete kuptim, kontributi juaj ka qene dhe mbetet i vyer jo vetem persa i perket reformimit te partise dhe sjelljes se nje fryme tjeter ne te. Hap pas hapi ishin moshataret tuaj ata qe me ambicje te shquara, e mbarten kete shpirt rinie edhe ne qeverisje. Nga ana tjeter ishte Partia Socialiste qe u beri vend ketyre ambicjeve tuaja per progres dhe u dha shansin e madh te sjellin vrullin e tyre konkurues edhe ne qeverisjen e vendit. Me veprime si keto ju vazhdoni te tregoni aftesite tuaja pjesemarrese, ne gadishmerine tone per te qene progresiste dhe konkurues. Une edhe sot mbetem i bindur se reformimi i Partise sone nuk do te ishte i mundur pa pranine tuaj dhe pa kompeticionin demokratik mes brezave qe bashkejetojne ne gjirin e saj. Per kete arsye besoj se Partia jone mbetet forca me e votuar ne Shqiperi, per kete arsye besoj se ju do te jeni ne gjendje te afroni te tjere te rinj, dua te them edhe me te rinj se ju, te cilet do te na pengojne te plakemi politikisht.
Pardje ne mbyllem me shume sukses nje takim shume te rendesishem per Shqiperine dhe qeverisjen demokratike te saj ate me trojken e BE e cila shfaqi optimizmin angazhues per zhvillimet e koheve te fundit ne Shqiperi dhe na siguroi se mbeshtetur ne keto arritje, ne fund te muajit janar, me viziten e zotit Romano Prodi, zyrtarisht do te hapim negociatat me BE per Stabilizim-Asociim e Shqiperise me te. Tashme edhe ne Bruksel eshte konsoliduar bindja se ne Shqiperi ka nje fryme te re politike dhe bashkeveprimi ku konkurrojne dhe fitojne alternativat progresiste dhe integruese me Europen dhe vazhdojme dhe vazhdimisht do te tregojme se dime te fitojme. Ne do te vazhdojme me kembengulje kete rruge reformash duke marre kostot dhe pergjegjesite e tyre, per te pershpejtuar me tej transformimet Europiane te vendit dhe te rajonit, per te zene sa me pare vendin qe na takon ne Europen e zhvilluar. Kjo eshte e sigurte edhe sepse ne gjirin tone dhe ne mentalitetin tone qeverises eshte dhe kontributi juaj. Me kete dua te vleresoj jo vetem shoket tane perfaqesues, qe ju keni sjelle ne Parti, sic jane Iliri, Pandi, Monika Ndreja, Gjergji, Zela etj, por edhe kontributin e qendrueshem te te gjithe anetareve dhe drejtuesve te FRESSH- it ne qeverisjen e vendit dhe ne reformat europianizuese te shoqerise shqiptare.
Sot Shqiperia perjeton nje realitet te ri. Maturimi i klases politike shqiptare shfaqet ne angazhimin per stabilitet politik, te cilin ne jemi te angazhuar ta forcojme ne bashkeveprim edhe me opoziten, eshte tipari dallues. Ne kete faze te re te zhvillimit te vendit po shfaqet gjithnje e me shume deshira e kthimit ne atdhe te bashkemoshatareve tuaj qe jane diplomuar dhe kane fituar mentalitet perendimor ne shkollat me te mira te perendimit. Ne jemi te vendosur te krijojme kushte optimale qe ata te integrohen dhe te japin kontributin e tyre ne progresin Europian te Shqiperise. Une do ta shfrytezoja kete rast, per t'ju bere thirrje te gjitheve, qe me pjekurine atdhetare qe ju karakterizon, te vazhdoni te veproni si katalizatore per pershpejtimin e reformave dhe transformimeve qe perafrojne shoqerine, politiken, dhe institucionet me standartet e Bashkimit Europian. Kjo levizje do te shumefishoje aftesite tona te partneritetit me perendimin dhe boten euroatlantike. Mos u trembni motra dhe vellezer nga konkurenca dhe mos e mbyllni organizaten tuaj. Hapeni ate sic e keni tradite dhe bejeni edhe me konkuruese ne nivel kombetar, rajonal dhe global. Konkurenca vetem se ju forcon.
Ne kete realitet konkurues ju keni hyre prej kohesh me guxim dhe keni shfaqur aftesi te denja. Une ju ftoj te kuptoni me mire se klima e re politike ne vend perben nje sfide te re edhe per ju, jo vetem per ne. Fryma e konfliktualitetit te vjeter ballkanas, po zevendesohet ne menyre te pakthyeshme me konkurencen e ideve dhe projekteve te programeve, dhe aftesive per reforma dhe rezultate. Ne analize te fundit jane keto qe votohen brendaperbrenda partise dhe ne elektoratin shqiptar. Ne kete ballafaqim publik po merr gjithnje e me pak pike militantizmi konfliktual dhe aftesia per sherr, e po vleresohen gjithnje e me shume idete europiane, pjekuria politike, aftesia profesionale dhe gadishmeria per te kontribuar per integrimin e Shqiperise ne BE. Ne kete proces demokratik ju do te vazhdoni te mbani te fresket organizaten tuaj rinore dhe do zhvilloni me tej aftesite tuaja konkurruese jo vetem me organizata te tjera politike te rinise, por edhe me breza te tjere aktive dhe progresiste te shoqerise shqiptare.
Shpirti novator dhe vokacioni reformator nuk eshte vetem ceshtje moshe. Le te behemi me mire se bashku ne te ardhmen, menaxhere te perspektives europiane te brezave shqiptare.
Mirsevini serisht ne shtepine tuaj!