E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, ne mjediset e Keshillit te Ministrave, Kryeministri Fatos Nano, priti ne nje ceremoni te vecante, Shefin e Shtabit te Pergjithshem te FA, Gjeneral Pellumb Qazimi me rastin e dekorimit te tij ne P

Sot, ne mjediset e Keshillit te Ministrave, Kryeministri Fatos Nano, priti ne nje ceremoni te vecante, Shefin e Shtabit te Pergjithshem te FA, Gjeneral Pellumb Qazimi me rastin e dekorimit te tij ne Pentagon, me autorizim te vecante te Presidentit te SHBA, Xhorxh W Bush, me medaljen e larte per ushtaraket e huaj, te "Legjionit te Merites".

Ne kete ceremoni merrte pjese Zv/kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Ilir Meta, Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, Keshilltare ushtarake te Presidentit dhe autoritete te tjera.

Kryeministri Fatos Nano mbajti ne kete ceremoni kete fjale:

"Te nderuar pjesemarres dhe keshilltare te Presidentit te Republikes!

Jemi mbledhur sot ne kete ceremoni modeste per te pergezuar dhe inkurajuar perpjekjet e njerit prej drejtuesve me te shquar te Shtabit te Pergjithshem te FA te Republikes se Shqiperise Shefit aktual, njeriut te punes dhe te veprimit Gjeneral Pellumb Qazimit, keshtu do ta vleresoja personalitetin e tij qe gjate tre viteve te fundit eshte shfaqur ne menyre te qendrueshme me perkushtimin dhe profesionalizmin e njohur dhe nga publiku ne balle te reformes ne fushen e mbrojtjes. Nuk e ndjej veten te vetmuar ne kete vleresim per Gjeneral Qazimin, nuk eshte rastesi qe Presidenti i Republikes e dekoroi ate ne pervjetorin e 90-te e FA per sherbime te shquara ne trasformimin e tyre. Po ashtu pak dite me pare Gjeneral Qazimit iu dha ne Pentagon nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ramsfeld dhe Kryetar i Shefave te Shtabit te Bashkuar Gjenerali Meyers, me autorizim te vecante te Presidentit te SHBA George. W. Bush, medalja e larte per ushtaraket e huaj e "Legjionit te Merites".

Une si Kryeminister e vleresoj Gjeneral Qazimin ne aktivitetin e tij si reformator vizionar dhe realist. Si autoritet me i larte i lidershipit ushtarak ai ka drejtuar punen per "Rishikimin e Mbrojtjes" te kryer per gati dy vjet rresht ne bashkepunim me ekipin amerikan te Pentagonit ne vitet 2000-2001. Bazuar ne kete dokument strategjik ai ka drejtuar dhe vazhdon te drejtoje punen dhe grupin perkates per pergatitjen e strategjise ushtarake kombetare per zhvillimin e forces ushtrake qe i duhet vendit per te perballuar sfidat e se tashmes dhe ato te se ardhmes.

Tani ai drejton Shtabin e Pergjithshem per menaxhimin dhe implementimin ne praktike te forces se ardhshme 2010. Pra takimi yne sot, eshte nje rast i mire per te percjelle mesazhin qe kjo medalje e dhene Gjeneral Qazimit ne Pentagon i takon ne rradhe te pare Shqiperise dhe me ne vecanti Ministrise se Mbrojtjes, Shtabit te Pergjithshem te gjithe ushtarakeve shqiptare ne nivele te ndryshme drejtimesh, qe kane demonstruar se bashku me Gjeneral Qazimin cilesite me te mira ne kryerjen e reformes ne fushen e mbrojtjes dhe perfaqesimit te ushtarakeve shqiptare ne misione dhe operacione te Aleances Euro-Atlantike te cilet do te vazhdojne edhe ne ardhmen e afert per perballimin e rreziqeve globale te terrorizmit shteteror. Perfshirja e koheve te fundit ne operacione humanitare brenda vendit si dhe ne operacione te mbeshtetjes se paqes ne rajon dhe me gjere jane deshmi te spikatura te suksesit te strukturave tona te mbrojtjes dhe te rritjes progresive te kapaciteve te tyre operacionale. Keto jane hapa ne vleresimin tim, drejt arritjes se starndarteve ne rrugen e integrimit te vendit tone ne NATO dhe me ne fund kjo dekorate dhene Gjeneral Qazimit eshte nje vleresim tjeter per progresin e reformave ne Shqiperi nga administrata amerikane e Presidentit Bush. Do te inkurajoja gjithashtu edhe institucionet e tjera qe te adoptojne ne menyre pragmatike tempin dhe disiplinen e punes se Shtabit te Pergjithshem, nje Shtab i reformuar, i konsoliduar dhe i vleresuar nga shume autoritete te larta te NATO-s. Fryma dhe filozofia e drejtimit me mision e stimuluar fort nga Gjeneral Qazimi eshte e shprehur ne terma civile nenkupton sjelljen vetveprues dhe proaktiv ne sektorin qe drejton eshte nje fryme qe duhet te vazhdoje dhe te penetroje ne institucionet tona.
Dhe se fundi, por jo nga rendesia do te inkurajoja konsolidimin e metejshem te marredhenieve civile ushtarake ne demokracine e re qe po ndertojme duke balancuar kujdesshem ushtrimin e padiskutueshem te kontrollit civil, por njekohesisht duke inkurajuar profesionalizmin ushtarak, perkushtimin ne detyre dhe asnjanesine politike te personelit te FA.
Me lejoni t'ju shpreh me kete rast per perpjekjet dhe rezultatet e punes se Shtabit te Pergjithshem, qe Ju Gjeneral Qazimit drejtoni me profesionalizem dhe perkushtim dhe do t'ju uroja te gjitheve suksese te metejshme ne reformen e mbrojtjes.
Ju premtoj qe Qeveria do te jete prane jush ne kete reforme, qe ne menyre te pashmangshme do te kurorezojme integrimin e vendit ne Aleancen e NATO-s."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›