E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot pasdite Kryeministri Fatos Nano ishte per ngushellim ne familjen e te ndjerit Sali Tivari, ne Durres, i cili u vra dje ne ambjentet e Komunitetit Mysliman shqiptar, ne Tirane. Erdha ketu edhe s

Sot pasdite Kryeministri Fatos Nano ishte per ngushellim ne familjen e te ndjerit Sali Tivari, ne Durres, i cili u vra dje ne ambjentet e Komunitetit Mysliman shqiptar, ne Tirane.

Erdha ketu edhe si njeri, edhe si prind, edhe si kryeminister, t'iu shoh ne sy e te me shihni ne sy, iu drejtua Kryeministri familjareve te Sali Tivarit. Ju lutem te mos lini askend te luaje me ju, me familjen tuaj, nuk duhet te lini njeri te nxjerre perfitime nga ky rast. Kjo do te ndihmonte edhe miqesine tuaj, por edhe shtetin te veproje me sakte.

Me vrasjen e Saliu jane goditur simbolet e shenjta, u shpreh kryeministri. Ne duhet te ruajme karakteristikat e myslimanizmit shqiptar i cili nuk eshte fondamentalist, ai eshte nje besim i hapur qe mbron disa vlera te medha mbarenjerezore.

Saliu ka qene njeri i pazevendesueshem ne punen qe bente. Une besoj se edhe drejtuesit e Komunitetit Mysliman ndajne te njejtin mendim, besoj se edhe ata e denojne ashper kete akt, besoj se edhe ata jane prane jush si edhe une.

Kryeministri Nano, I garantoi familjaret e te ndjerit Sali Tivari, se jane vene ne pune te gjitha strukturat perkatese per te gjetur autorin e vrasjes.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›