Gëzuar në kafe, ligji s’na ndalon

Përveç disa të tjerave, festë zyrtare për Kosovën është edhe 17 Shkurti, Dita e pavarësisë. Siç dihet, gjatë këtyre festave, shumica e institucioneve shtetërore dhe lokaleve private nuk punojnë.
Megjithatë, për kafiteritë e Prishtinës, kjo datë duket se nuk ka edhe shumë rëndësi, për faktin se ato janë të hapura për qytetarët të cilët kanë vendosur të festojnë duke pirë kafe.
Shtetet të cilat janë shumë të zhvilluara dhe ku përfillet ligji, në datat e caktuara, si festat zyrtare, nuk punojnë. Madje nëse ndonjë dyqan ose kafiteri qëndron e hapur, dënohen ose paguajnë ndonjë gjobë si shenjë mosrespekti ndaj datave historike të atij shteti.
Një gjë e tillë nuk ka filluar të aplikohet ende në shtetin e Kosovës, sepse nuk ka asnjë ligj, i cili e ndalon punën në ditët e caktuara si në festat zyrtare.
Edhe Muhamet Gashi, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, tregon se nuk ka ligj për ndalimin të obligueshëm të punës gjatë festave zyrtare.
“Është një rregullore, e cila e përcakton orarin e punës gjatë këtyre festave, mirëpo ka tolerime për hir të tyre. Lejohet muzika nëpër qytet dhe puna më një orar më të gjatë, mirëpo gjithmonë pa i shqetësuar qytetarët”, thotë ai për Express.
Bazuar në këtë fakt, atëherë del se kjo festë të jetë ditë pushimi apo ditë pune, mbetet të përzgjidhet nga ana e pronarëve të lokaleve.
Dritëro Daci, pronar i njërit nga dyqanet në Pallatin e Rinisë, ditën e mërkurë, më 17 shkurt, e kishte zgjedhur si ditë pushimi.
“E kam mbyllur dyqanin për ta respektuar Ditën e pavarësisë së Kosovës. Edhe nëse del ndonjë ligj që detyron të hapen dyqanet gjatë këtyre festave, unë prapëseprapë do ta mbyll dyqanin për çdo festë që është zyrtare si shenjë respekti për veten si kosovar që jam”, thotë ai për Express.
“Edhe nëse të gjitha dyqanet e Prishtinës janë të hapura, e unë mund të kem shumë punë gjatë këtyre ditëve, dyqani im është i mbyllur për të gjitha festat zyrtare që janë në Kosovë, si festa e Bajramit, 28 Nëntori, 17 Shkurti dhe Viti i Ri”, thotë Dritëroi.
Por, ndryshe mendon Dibran Thaçi, pronar i kafiterisë ‘Bolero’, në Prishtinë, i cili edhe ditës së festës, punonte në lokalin e tij sikurse çdo ditë tjetër.
“Ka kaluar koha e patriotizmit. Nëse e mbyllim dyqanin në të gjitha festat që janë zyrtare në Kosovë, e të cilat janë shumë, nuk na mbetet asgjë për të fituar”, thotë Dibrani për Express. Sipas tij, derisa Komuna nuk bën asgjë për ta, atëherë as ai nuk është i detyruar ta mbyllë dyqanin në këtë ditë feste.
Megjithëkëtë, dita e 17 Shkurtit dhe ajo e 28 Nëntorit mbeten në Kosovë si më të rëndësishmet për shqiptarët.