E Diel, 1 Nëntor 2026

GfK Albania: Sondazhe duke përdorur emrin tonë, janë mashtrime

callingTiranë- GfK Albania përmes një deklarate për shtyp ka shprehur shqetësim mbi përdorimin sipas saj përmes mashtrimit të emrit të kompanisë për zhvillimin e sondazhëve telefonike.

Ditët e fundit kemi patur një sërë sinjalizimesh se persona të panjohur nga ne janë duke zhvilluar një sondazh telefonik në lidhje me qëndrimet politike të publikut, në të cilin intervistuesit prezantohen si punonjës të GfK-së dhe vetë sondazhi si sondazh që po realizohet nga GfK. Dëshirojmë të sqarojmë se në të vërtetë GfK nuk është duke zhvilluar këto ditë asnjë sondazh politik. Autorët e sondazhit të pretenduar si i GFK-së, në fakt janë duke e përdorur emrin e kompansië sonë në mënyrë të paautorizuar dhe në shkelje të standarteve profesionale dhe ligjeve tregtare vendase dhe ndërkombëtare:,-thuhet në deklaratë.

Sipas GfK Albania përmes përdorimit të emrit të kompanisë autorët kërkojnë ti japin në mënyrë abuzive besueshmëri përpjekjes së tyre, duke përfituar nga imazhi dhe reputacioni i lartë i GfK si një nga kompanitë ndërkombëtare më serioze, më profesionale dhe më etike.

Ne nuk e dimë cili është qëllimi final i autorëve të këtij sondazhi, por dëshirojme tju paralajmërojmë se cdo lloj produkti që mund tju ofrohet nën kredencialet e GfK-së është nuk është realizuar nga ne. Nëse keni dyshime për raste të tilla që mund tju paraqiten ose nëse dëshironi të konsultoheni për çështje të ngjashme, jeni të lutur dhe të mirëpritur të na kontaktoni në cdo moment në adresën e mëposhtme:

Tel: 045500781

Cel: 0692080606,-perfundon deklarata e GfK-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›