Batërdia urbanistike në Tiranë, zyrat e PD-së nëpër lagje japin leje ndërtimi (FOTO)
Tiranë- Në kulmin e fushatës elektorale, kur vemendja është përqëndruar tek gara e partive për mbledhjen e votave, ne kryeqytet ka shpërthyer epidemia e ndërtimeve pa leje. Një ditë më parë, IDEA publikoi fotot që kishte postuar në formën e një denoncimi një qytetar i Tiranës, ku tregohej ndërtimi i një kati shtesë mbi tarracën e një pallati, nga një person që nuk është fare banor i pallatit por kishte pushtuar tarracën pa pyetur askënd.
Sot një vëzhdim i gjërë i Top Channel tregon se në shumë pallate në Tiranë, persona që nuk kanë asnjë lidhje pallatin kanë pushtuar tarracat e ndërtesave dhe po vazhdojnë natë e ditë punën pa u shqetësuar nga askush. Por jo vetëm kaq. Ndërtimet në shumë zona kanë prekur sheshet publike, ndërhyrjet në palate për të shndërruar në lokale katet e para e duke shkatërruar edhe strukturën e pallatit.
Ndërtime janë duke u bërë nga qendra e Tiranës deri në zonat periferike. Banorët pohojnë se janë ankuar pranë policisë bashkiake dhe inspektoriatit të ndërtimit, por asnjëhëre nga këto struktura në varësi të Bashkisë nuk janë marrë masa. Ata thotë se nuk i njohin ata që po bëjnë ndërtimet, të cilët punojnë pa u shqetësuar. Por ndërkohë mësohet se në këtë proces ka ndërhyrë korrupsioni dhe toleranca për shkak të votave. Banorë të shumtë thonë se inspektorët e ndërtimit janë bërë sekserë duke marrë para për çdo ndërtim.
Ndërkohë që të tjerë thonë se ato bëhen edhe me dijeninë e vetë bashkisë apo drejtuesve lokale të PD-së, në lagjet e kryeqytetit, të cilët janë shndërruar në zyra KRT-je që japin copa letre ku thuhet se Ky është i yni, dhe këto letra kanë vlerës e lejes së ndërtimit deri në zgjedhje. Përmes këtyre letrave ndërtuesit e paligjshëm kthejnë mbrapsht inspektoriatin e policisë ndërtimore, aty ku nuk janë paguar paratë.
Batërdia urbanistike në Tiranë, zyrat e PD-së nëpër lagje japin leje ndërtimi
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 10