E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta pas takimit Steaua e Bukureshtit - Napoli

Tifozet e Steauas se Bukureshtit me sjelljen e tyre i kane hapur jo pak telashe klubit te zemres. Pas ndeshjes Steaua e Bukureshtit - Napoli 3-3 e vlefshme per grupin K tifozet vendas kane gjetur tek arbitri kryesor Marcin Borksi fajtorin e ketij barazimi. Kryesori nga Polonia edhe pse kishte akorduar kater minuta shtese e mbylli takimin pas tete te tillave duke shkelur keshtu cdo vendim qe kishte marre me pare. Por ajo qe tensionoi me shume kete gjendje ishte fakti se skuadra italiane gjeti golin e barazimit pikerisht ne minuten e tete shtese. Ne ato momente sipas kanalit rumun Pro TV nje lume karrigesh u derdhen mbi fushe. Gjithashtu furine e tifozeve vendas e ndaloi vetem nderhyrja e policise qe ndau keshtu vendasit me miqte qe kishin udhetuar nga Napoli. E gjithe kjo dhune sipas Pro TV-se erdhi duke qene se tifozet napoletane kane thene fraza ofensive kundrejt vendasve Magjype magjype Me tej vendasit kane protestuar prane ambasades polake qe ndodhet ne Bukuresht. Takimi i dy neteve me pare ishte nje nga me te cuditshmit duke qene se pas avantazhit te thelle qe arriti skuadra vendase 3-0 ne pjesen e pare ekipi i Napolit rikuperoi gjithcka ne fraksionin e dyte duke marre keshtu nje pike nga nje ndeshje jo fort e bukur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›