Gibson në telasheIsh e dashura këkonkujdestarinë e vajzës
SHBA- Pas telasheve në të cilat është përfshirë aktori fitues i cmimit Oskar, Mel Gibson i akuzuar se ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj ish-të dashuës së tij, situata për të është bërë më e vështirë.
Duke qenë se publiku perëndimor është i ndjeshëm ndaj akteve të dhunës, shumë analistë të shoë-bizzit shprehen se, karriera për aktorin dhe regjizorin e njohur do të jetë më e vështirë. Madje ka nga ata, të cilët shprehen se ai nuk do të mund të realizojë më prodhime të mëdha, por vetëm filma indipendent.
E pyetur nga gazetarët, nëse po përpiqej të zhvaste financiarisht aktorin e madh, ish e dashura e Gibson, Oksana Grigoreva shprehet se kjo është vetëm një akuzë e rëndomtë e hedhur nga Mel Gibson dhe se deri më tani, ajo nuk kishte kërkuar asgjë nga ai, përvec kujdestarisë së vajzës së tyre.
Grigoreva i bëri thirrje Gibsonit që të tregonte të vërtetën për hir të vajzës së tyre. Në disa regjistrime audio të publikuara nga mediat amerikane, Gibson dëgjohej duke nxjerrë nga goja, një sërë sharjesh ndaj ish-të dashurës së tij. Ndërsa vetë Grigoreva publikoi një foto ku shfaqej me shenja dhune në fytyrë, që sipas saj ishin vepër e Gibson.
(m.a/News24/BalkanWeb)