E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, alarminë spital, ka mungesëtë theksuar gjaku

SARANDë- Shteron gjaku në spitalin e Sarandës, edhe pse qyteti po përjeton mbipopullimin si shkak i sezonit të plazhit e turizmit. Drejtues të këtij spitali japin alarmin për mungesën e qeseve të gjakut, mungesë kjo që mund të pasohet nga incidente fatale për jetën e vendasve dhe pushuesve.

Drejtoresha Xhuli përmend një rast të fundit ku një paciente iu rrezikua jeta, pikërisht nga mungesa e gjakut.

“Para një jave kishim të shtruar një grua 31-vjecare me hemorragji që vinte nga një barrë dhe urgjenca ishte madhore. Për 24 orë ajo pati nevojë të merrte gjak. Njerëzit u paraqitën për ta ndihmuar. Por nuk duhet të sensibilizohen vetëm në këto raste, por edhe vullnetarisht”, - shpjegon mjekja.

Edhe njëherë drejtues të këtij spitali bëjnë thirrje për dhurim vullnetar të gjakut, duke u përcuar mesazhin qytetarëve, se gjaku i dalë nga organizmi i tyre shëndërohet në jetë për dikë tjetër.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›