E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vullkani” Maradonamban ndezur Argjentinën

ARGJENTINE- Deklarata e lamtumirës që dha Maradona ditën e martë vazhdon të mbajë ndezur futbollin në Argjentinë. “Ndoshta shumë njerëz mendojnë se unë jam një debil, sepse kam qëndruar në heshtje deri sot, por në këtë pikë do t’i tregoj gjithë botës si janë gjërat”, kërcënoi Karlos Bilardo, i akuzuar për tradhti. Por, presidenti Grondona duket se e ka bindur atë që të rimendohet, ndërkohë që Maradona pritet të japë një tjetër intervistë, ku do të ngrejë dozën e akuzave.

Bilardo shton: “Unë nuk do të tërhiqem. Përderisa Diego mendon të më kapë me shkelma, të njëjtën gjë do të bëj edhe unë”. Ai akuzoi Maradonën se u merrte para futbollistëve falë presionit me anë të prokuratorëve, por shtoi se do të jepte detaje më konkrete. E megjithatë, Hulio Grondona nuk mund ta lejojë këtë, duke e ndaluar Karlos Bilardon të japë një konferencë shtypi. “E binda të mos flasë, kjo është më e mira për momentin, për të mos trazuar më shumë ujrat”, tha ai për gazetarët, që donin të dinin shkaqet pse nuk e tha vetë Bilardo anulimin e konferencës. Maradona ndërkohë nuk ka folur, por të gjithë mendojnë se ai po priste reagimin e Bilardos për t’u hedhur sërish në sulm.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›