E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giffoni Film Festival mberrin ne Durres


Pas Shkodrës, edicioni i 7-të i “Giffoni Film Festival Shqipëria” ka mbërritur në Durrës, ku për dy ditë radhazi filmat e realizuar gjatë dy viteve të fundit për fëmijë do të shfaqen në Pallatin e Kulturës, “Aleksandër Moisiu”.

Në program janë 6 filma, tre për kategorinë “Free to Fly” dhe 3 filma për “Y Generation”.

Filmat trajtojnë probleme sociale të ndryshme duke filluar që nga integrimi në shoqëri, problemet e racizmit, po njëkohësisht sjellin për shikuesit aventura interesante për moshën.

Ndryshe nga vitet e shkuara, organizatorët kanë menduar që në këtë edicion të bëhet një përzgjedhje e nxënësve nga shkollat 9-vjeçare dhe të gjimnazit të qyteteve ku festivali shtegëton, të cilët do të ndjekin të gjithë filmat dhe në fund do të votojnë për filmin më të mirë.

Votimi i tyre do t’i bashkëngjitet votimit që do të bëhet në Tiranë, për të nxjerrë filmat fitues për këtë edicion në të dyja kategoritë.

Çelja e festivalit në Durrës është bërë me filmin amerikan “Njerëzit prej dëbore” të regjisorit Robert Kirbyson i cilin është frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë që ngërthen në të, dëshirën e fëmijëve për t’u bërë të famshëm dhe vlerën e miqësisë së vërtetë përballë famës.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kinemaja “Rum Diary”, dështimi i Johnny Depp
Ky është dështimi më i madh në karrierën e një prej aktorëve më të paguar të Holivudit, Johnny Depp. Filmi i tij më i fundit, “Rum Diary” ka shënuar një dështim, pasi ka mundur të arkëtojë vetëm 3 milionë paund në fundjavën e parë që nisi projeksionin në kinematë e botës. Një shifër kjo shumë e pa konsiderueshme, krahasuar me pritshmëritë e producentëve. Serialet televizive, pas suksesit nis pikiata
Industria televizive në Shtetet e Bashkuara arriti pikun kur nisi valën e serialeve rreth 10 vjet më parë, por tani duket se gjërat po ndryshojnë. Samuel L. Jackson, lord i arkëtimeve
Nuk është Robert de Niro, as Al Pacino apo Marlon Brando. Aktori kampion i arkëtimeve për të gjitha kohërat është Samuel L. Jackson. Aktorët kundër IMDB-së
Aktorët hollivudianë janë vënë kundër IMDB-së (faqe interneti me të dhëna mbi filmat dhe aktorët protagonistë), për publikimin e të dhënave të tyre, si mosha apo data e lindjes. Spielberg konfirmon “Jurassic Park IV”
Ikona e kinematografisë botërore, regjisori Steven Spielberg konfirmon se saga “Jurassic Park” do të vijojë. Çka do të thotë se do të ketë një episod të katërt të filmit të suksesshëm të një regjisori që kryeson listën e krijuesve më të suksesshëm në kinematografinë botërore.

Lajmet kryesore

Ligji i Mbetjeve, PS: Referendum popullor
Berisha: Nuk importojmë mbetje të rrezikshme
Qytetarët kundër importit të mbetjeve
Rama: Importi i plehrave, tradhëti
Papandreu tërhiqet: S’ka referendum
“Shqipëria nuk do t’i shpëtojë krizës”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›