Demtohen pyjet ne Karaburun

Zona pyjore në gadishullin e Karaburunit është dëmtuar nga prerja e pemëve, kryesisht e drurit të quajtur valanidhi.
Ky është nje dru industrial dhe sipas drejtuesve të policisë pyjore, dikur është përdorur për industrinë e lëkurëve, kurse aktualisht përdoret vetëm për dru zjarri.
Në zonë gjenden ende stiva me dru të prerë në pritje të transportit në të vetmen rrugë që kalon në postobllokun e bazes ushtarake detare të Orikumit.
Shefi i policisë pyjore të Vlores, Xhoxhi Hoxhara, pranon përgjegjësinë dhe thotë se do të bëhen kontrolle për të gjetur shkaktaret e këtij dëmtimi të pyjeve.
“Aty ka ndodhur një problem që inspektori i zonës është shkarkuar nga puna përpara 2-3 muajsh dhe në vendin e tij ka ardhur një njeri i paaftë, me një profil tërësisht tjetër profesional nga ai i kërkuari. Për këtë, e ka patur shumë të vështirë të bëjë si duhen kontrollin. Ne kemi përgjegjësi për gjithçka që ndodh në zonat pyjore, por nuk kemi patur dijeni. Me njoftimin që morrëm sot, do të bëjmë hetime dhe ju garantoj që shumë shpejt do të vendosim përpara përgjegjësisë të gjithë fajtorët”.
Në Vlorë, dëmtimet në drurë pyjore nuk kanë qenë te pakta, ku vite më parë për drurin e ilqes në zona të lumit të Vlorës ka patur edhe procedime penale.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Lagjet e reja pa ujë të pijshëm
Drejtori i ujësjellësit të Tiranës, Sahit Dollapi, i kërkon Ministrit të Puneve Publike që planet urbanistike t’i parashtrohen edhe ndërmarrjeve të ujesjellësave për të ditur se ku do të ndërtohet, pasi siç dhe ka ndodhur në shumë raste, në Tiranë është ndërtuar në zona ku nuk ka pasur infrastrukturë ujësjellësi dhe qytetaret vuajnë ende mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Qytetarët kundër importit të mbetjeve
Qindra qytetarë dhe përfaqësues të shoqërise civile janë vendosur para parlamentit për të kundërshtuar projektligjin për importin e mbetjeve. Ndërsa deputetet diskutonin në kuvend pro dhe kundër ligjit, përfaqësuesit e shoqërise civile kanë sjellë argumenta përse nuk e duan këtë ligj. Memaliaj, miniera e shkatërruar plotësisht
Miniera e qymyrgurit në Memaliaj ka filluar të shfrytëzohet dhe të kthehet në një qendër të mirëfilltë indistriale që prej vitit 1946, vit kur është themeluar edhe qyteti me të njëjtin emër. "Plehrat", protestë para Parlamentit
Aleanca kundër importit të plehrave i ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë të enjten në orën 11 para Parlamentit kundër ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Shfrytëzimi i lumenjve, nga 1 nëntori ndalohen
Me vendim të Këshillit të Kombëtar të Ujërave, shtrati i lumenjve nuk duhet të shfrytëzohet nga firmat e inerteve nga data 1 nëntor, deri në fund të muajit qershor.
Lajmet kryesore
Ligji i Mbetjeve, PS: Referendum popullor
Berisha: Nuk importojmë mbetje të rrezikshme
Qytetarët kundër importit të mbetjeve
Rama: Importi i plehrave, tradhëti
Papandreu tërhiqet: S’ka referendum
“Shqipëria nuk do t’i shpëtojë krizës”