E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giffoni: Pa platformë, s’ka zgjedhje të reja

Ambasadori italian në Kosovë, Michael Giffoni, ka thënë se pa platformë nuk mund do të ketë zgjedhje të reja në Kosovë.

Ai për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se institucionet përkatëse në Kosovë duhet të bëjnë reforma të thella dhe të dialogojnë.

“Është shumë e qartë që ky vend nuk mund të shkojë në zgjedhje të reja, para se të bëhet reforma zgjedhore. Kjo është edhe një pikë në të cilën gati i gjithë spektri politik vendor, lidershipi politik, e ka pranuar që para se të realizohet reforma zgjedhore, nuk mund të shkohet në zgjedhjet e ardhshme” ka thënë Giffoni./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›