E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vranë shqiptarin, arrestohen vrasësit italianë

Dy italianë të grupit “Setola”, grup i drejtuar nga Giuseppe Setola njëri nga kriminelët më famëkeq në Itali, u arrestuan nga policia për vrasjen e shqiptarit Ramis Doda, vrasje e ndodhur në 2008 në ambientet e jashtme të një bari.

Të arrestuarit janë Salvatore Santoro 25 vjeç dhe Giovanni Bartoluçi 32 vjeç, të akuzuar se më 21 gusht të vitit 2008 kanë vrarë 25 vjeçarin Ramiz Doda.

Sipas policisë italiane thuhet se në ambientet e një lokali dy të ndaluarit vranë Dodën të cilën e cilësonin si “shqetësim” pasi kishte vjedhur dhe grabitur dhe në logjikën e grupit duhej eliminuar.

Vrasja u krye nën të ashtuquajturën “strategjia e terrorit” nga dy anëtarët e grupit, të cilët kishin si objektiv të tyre nënshtrimin e të gjithë komunitetit në provincën e Casertas përmes eliminimit sistematik të dëshmitarëve të drejtësisë, bashkëpunëtorëve të drejtësisë, ish-anëtarë të grupit dhe njerëzve të huaj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›